PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gerdec, 93 per qind e nxenesve ne mesim


E Shtune, 29 Mars 2008

Drejtoria Arsimore e Tiranes dhe e Durresit kane siguruar listat e teksteve qe duhen ne kete zone dhe ua kane dhene shtepive botuese, te cilat jane ofruar per t'u dhuruar tekstet qe duhen nxenesve te kesaj zone. Shume prej teksteve qe posedonin nxenesit jane shkrumbuar bashke me shtepite e tyre, por Ministria e Arsimit ka premtuar se ata do te kene shume shpejt ne duart e nxenesve te prekur nga tragjedia e Gerdecit. Ndersa, sipas burimeve nga MASH, 93 per qind e nxenesve kane filluar qe te shkojne ne shkolle. Keshtu, ne shkollat qe perfshin Drejtoria Arsimore e Durresit, dhe ku natyra e demtimit te shkollave ka qene me i lehte (demtimi i dritareve dhe dyerve), mesimi ka filluar me 17 mars. Ne Rubjek-Maminas per shkak se shkolla eshte e vjeter ka nevoje per nderhyrje te metejshme, ndaj ende nuk ka filluar mesimi. Gjithashtu, ne shkollat qe ndodhen ne juridiksionin e DAR Tirane, mesimi ka filluar me 17 mars ne shkollen e mesme te bashkuar Preze, ne ate 9-vjecare Fushe-Preze, Gjokaj, Picar, Kuc dhe Laknas. Ndersa para tri ditesh mesimi ka filluar ne Marqinet dhe ne shkollen e mesme te Vores. Kurse ne shkollen 9-vjecare Vore, vazhdon riparimi i demeve. Ne Marikaj, edhe pse riparimi i shkolles ende nuk ka perfunduar, mesimi ka filluar per te gjithe nxenesit. Sikurse mesohet, ne shkollat e Durresit dhe te Tiranes qe u demtuan nga shperthimi, mesojne gjithsej 4100 nxenes. Gjithashtu MASH ka siguruar nje sherbim psikologjik per nxenesit me 12 psikologe me te pergatiturit te derguar nga Tirana dhe Durresi. Ministria e Arsimit ka falenderuar te gjithe donatoret qe po ndihmojne per riparimin e shkollave dhe ata qe akomoduan nxenesit e Konvaleshences Durres. Gjithashtu, nje ndihme te vecante mesohet se kane dhene edhe njesite e pushtetit vendor te bashkive te Vores, Manzes dhe te Kamzes.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika