PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Dobjani, "hetim" per objektet e rrezikshme


E Shtune, 29 Mars 2008

Luljeta Ndoka

Pas dy ditesh, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, do te kete ne dore listen e detajuar me objektet e rrezikshme ne te gjithe vendin. Kjo do te ndodhe nese kryetaret e komunave dhe te bashkive ne rang vendi do te plotesojne kerkesen e tij per informacion mbi objektet me rrezikshmeri te pritshme. Nje levizje e tille e madhe behet pas tragjedise se ndodhur ne Gerdec, me 15 mars te ketij viti. Keshtu, pas shperthimit te municioneve ne periferi te Tiranes, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, ka paraqitur nje interesim te vecante per objekte te ketij lloji, ne menyre qe te fillojne procedurat per shmangien e tragjedive te tilla.

Kerkesa

Duket se ngjarja e Gerdecit nuk do te perseritet me per fatin e mire te te gjitheve. Kjo, sepse Avokati i Popullit ka marre masa mbi informimin e tij ne lidhje me te gjitha objektet e rrezikshme qe gjenden ne te gjithe vendin. Pika kryesore ku perqendrohet kerkesa e kreut te ketij institucioni, ka te beje me detajet mbi objekte te tilla. "A ka ne territorin tuaj objekte qe ju i konsideroni burim rreziku te shtuar per shendetin dhe jeten e popullates? Ne qofte se po, lutemi na i cilesoni objektet nje per nje, cfare rreziku mbart: zjarr, kimik, toksik etj., si dhe vendi ku ndodhet dhe pronari i tij", u eshte drejtuar Avokati i Popullit kryekomunareve dhe kryetareve te bashkive te vendit. Ndersa ceshtja tjeter, ku eshte perqendruar kerkesa e avokatit Ermir Dobjani, eshte se cfare veprimtarie konkrete kane bere keta drejtues per te paralajmeruar rrezikun dhe per te kerkuar heqjen e objektit apo mbylljen e aktivitetit. Per kete, Dobjani ka kerkuar edhe kopjet e shkresave perkatese dhe pergjigjet qe mund t`u kene ardhur kryetareve te komunave dhe bashkive ne lidhje me keto objekte te rrezikshme.

Pergjigjet

Bashkangjitur me kerkesen per informacion, Avokati i Popullit ka kerkuar qe keto informacione t'i behen te ditura deri me 31 mars te ketij viti, pra pas dy ditesh. Keshtu, ne rastin me te mire, nese kryetaret e komunave dhe te bashkive kane marre masa per nje gje te tille, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, do te jete i informuar mbi te gjitha objektet e rrezikshme qe gjenden ne vend, ne menyre qe te filloje procedurat per shmangien e rreziqeve. Nje informacion te tille, institucioni i Avokatit te Popullit, e ka kerkuar, duke marre shkas nga tragjedia e ndodhur ne fshatin Gerdec, me daten 15 mars 2008, si dhe bazuar ne detyrat kushtetuese per te mbrojtur te drejtat dhe lirite themelore te njeriut. Deri tani, mesohet per disa objekte te rrezikshme si: depozitat e karburantit ne Portin e Durresit, depozitat e amoniakut ne ish-kombinatin e Tekstileve Berat etj.










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika