 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Turizmi, kriteret per licence
E Shtune, 29 Mars 2008
Rozeta Rapushi
Cdo person qe kerkon te ushtroje veprimtari si sipermarrje turistike duhet te pajiset me licence, leje para fillimit te veprimtarise ne kete fushe. Licenca, leja do te jepet vetem nga ministri pergjegjes per turizmin. Keto kritere te reja, percaktohen ne ndryshimet e fundit qe po i behen ligjit per turizmin. Ne zyrat e Kryesise se Kuvendit jane dorezuar ndryshimet, qe parashikojne masa shtrenguese per te gjithe ata qe duan te krijojne nje sipermarrje turistike apo dhe ata qe duan t'i shesin ato. "Shtimi i dispozitave ligjore behet per te parandaluar krijimin e nje situate tjeter kaotike si zona e Golemit, e cila u zhvillua me skemen nderto dhe shit", thuhet ne projektin e qeverise. Konkretisht, ndryshimet qe vijne Ministria e Turizmit, kerkojne qe kerkesa per zhvillimin e nje sipermarrje turistike si hotel, fshat apo kompleks turistik pas miratimit nga organet e qeverisjes vendore, duhet te marre dhe miratimin e ministrit pergjegjes per Turizmin. Kriteret per zhvillimin e ketyre sipermarrjeve turistike do te percaktohen nga Keshilli i Ministrave. Keto ndryshime i japin me shume pushtet ministrit te Turizmit per sipermarrjet turistike, por dhe Keshillit te Ministrave. Ne relacionin e projektit argumentohet se keto ndryshime jane te domosdoshme per te frenuar ndertimet qe behen kunder ligjit ne zonat turistike.
Nisma
"Propozimi per ndryshimin eshte bere sepse vazhdojne te miratohen ndertime si komplekse turistike, apo rezidenca ne zona turistike, ne kundershtim me kriteret e vendosura ne aktet nenligjore perkatese per te shmangur ndertimet pa kriter. Si dhe per te shmangur skemen "nderto dhe shit", thuhet ne relacionin e projektligjit. Ne draft ndryshohet fjala certifikate, duke e zevendesuar me licence, qe duhet ta marrin te gjithe ata qe tashme duan te krijojne nje sipermarrje turistike si hotel, fshat turistik apo bujtina. Ne projektligj argumentohet se zevendesimi i fjales certifikate me licence eshte i nevojshem, pasi licenca eshte nje leje e ushtrimit te veprimtarise, ndersa certifikata eshte nje deshmi qe ka te beje me shkallen e kualifikimit dhe te aftesive profesionale. Po keshtu, ne projekt ndalohet shitja ne pjese te vecanta e nje fshati apo kompleksi turistik. Ne te theksohet se keto sipermarrje duhen shitur njeherazi. Madje, edhe ne rast te transferimit te titullit, perfituesi i ketij titulli detyrohet te ruaje destinacionin turistik, duke plotesuar njesoj kerkesat ligjore si paraardhesi. E ne rast se nje detyrim i tille shkelet, projekti parashikon dhe ndeshkime per subjektin deri ne masen 100% te vleres se investimit qe ka bere per nje fshat apo kompleks turistik.
Percaktimet
Ne ndryshimet e depozituara ne Kuvend per ligjin e Turizmit percaktohen dhe koncepte te reja per hotelet, fshatrat turistike, apo bujtinat. Keshtu hotel do te quhet vetem ajo ndertese qe ka jo me pak se 6 dhoma, ku akomodimi ofrohen nga nje staf i kualifikuar. Ndersa, "Fshat Turistik" jane struktura komplekse akomoduese, ku ndertesat nuk e kalojne lartesine e tre kateve ne zona turistike. Ne to ofrohet sherbime te plota turistike, veprimtari sportive, vetesherbim, cilesi. I njejti koncept eshte percaktuar dhe per "Kompleksin Turistik", me ndryshimin e vetem se ndertesat nuk duhet te jene me me shume se dy kate. Ndersa per "Bujtinat", jane ndertesa me hyrje te vecante, qe menaxhohen nga nje staf i kualifikuar. Por ne to, elementet sanitare jane parashikuar te jene ne raporte te ndryshme, si nje tualet dhe nje dush per dhjete persona, ose per nje kat. Ne projektligj ndryshon dhe koncepti per "paketat turistike", ku cilesohen si nje kombinim sherbimesh qe shiten per nje periudhe me shume se 24 ore. Ajo perbehet nga transporti, akomodimi e sherbime te tjera turistike.
Per ushtrimin e nje veprimtarie si sipermarrje turistike e ben te detyrueshme pajisjen me licence, leje perpara fillimit te veprimtarise si subjekt ne kete fushe. Licenca, leja jepet nga ministri i Turizmit
Ndalohet shitja si njesi te vecanta te sipermarrjeve turistike si fshat apo kompleks turistik. Ato shiten njeherazi. E ne rast te transferimit te titullit perfituesi i tij detyrohet te ruaje destinacionin turistik.
Ne rast se ndodh qe shitja e njesive fshat apo kompleks turistik te behet ne menyre te vecante per njesite akomoduese, subjekti penalizohet deri ne masen 100% te vleres se investimit.
Hotel eshte nje ndertese me jo me pak se 6 dhoma, ku sherbimet ofrohen nga nje staf i kualifikuar.
Fshat Turistik jane struktura akomoduese, ku ndertesat nuk e kalojne lartesine e 3 kateve me vendndodhje ne zona turistike me te gjitha sherbimet akomoduese.
Shtepi pushimi jane ndertesa me hyrje te vecante qe menaxhohen nga nje staf i kualifikuar. Dhoma mund te ndahet nga klientet.
Bujtine jane ndertesa me hyrje te vecante me ndryshimin e vetem se elementet sanitare jane ndryshe. Ka se paku nje tualet dhe dush se paku cdo 10 persona.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Energjia, 8 kompani shprehin interes per OSSH
- Janar-mars, tepricat ne buxhet 80 milione euro
- Deshton decentralizimi, bashkite me pak taksa
- Cmimet, rritja me e larte ne 6 vite
- Rritja, peshon te energjia elektrike
- Inflacioni, presion mbi cmimin e lekut
- Pergjysmimi i tatim-fitimit, te ardhurat nuk bien
- Interesat, rritje tjeter per lekun
- Buxheti 2009, nisin pergatitjet
- Sigurimet vullnetare, 36 % me shume se vjet
- Sigurimi i jetes, ja sa perfiton
- Delta, gjiganti i shitjeve edhe ne Shqiperi
- "Taksat e Bashkise, do te rrisim cmimet"
- Kredite, bankat po abuzojne me klientet
- Kredite, rregullore e re
|
|