Ceka, nisme ligjore per shfuqizimin e "skafeve"
E Shtune, 29 Mars 2008
Neritan Ceka kerkon ne Kuvend shfuqizimin e moratoriumit per mjetet motorike lundruese, nje vit para afatit. Kryetari i PAD-se ka depozituar ne protokoll nje nisme ligjore te firmosur prej tij, ku kerkon shfuqizimin e moratoriumit qe prej dy vitesh nuk lejon asnje mjet me motor te lundroje ne ujerat shqiptare. "Nevoja per zhvillimin e turizmit normal dhe biznesit qe lidhet me mjetet turistike te lundrimit, sjell domosdoshmerisht shfuqizimin e ketij ligji, per t'ju rivendosur qytetareve shqiptare te drejten per te perdorur mjete lundrimi", argumenton Ceka, ne relacionin bashkangjitur nismes se tij ligjore. Sipas tij, ligji qe ndalon lundrimin e mjeteve motorike i miratuar ne prill te vitit 2006 e ka arritur tashme qellimin e tij per ndalimin e trafikut te qenieve njerezore nepermjet mjeteve lundruese. "Eshte kufizuar ne maksimum trafiku ilegal nepermjet Adriatikut me keto mjete dhe kontrolli i lundrimit nepermjet institucioneve dhe strukturave shteterore te ngarkuara me kete detyre eshte persosur", thekson Ceka, duke kerkuar shfuqizimin e moratoriumit. Kerkeses se aleancistit pritet t'i bashkohen shume deputete te tjere, jo vetem te opozites, por edhe aleate te djathte ne qeverisje te Berishes, te cilet qe dy vjet me pare jane shprehur kunder ne Kuvend, gjate votimit te ligjit. Aleatet e qeverise PDK, PDR dhe PBDNJ votuan kunder dy vjet me pare, madje u munduan qe te pengojne dhe kalimin e ligjit ne Kuvend, me argumentin se shkelet Kushtetuta. Ligji per "Shpalljen e moratoriumit per mjetet motorike lundruese" i votuar me 3 prill 2006, ndaloi kategorikisht qe per tre vjet ne ujerat shqiptare te lundrojne mjete me motor. Ligji u miratua me 72 vota pro, 6 kunder dhe nje abstenim. Nga statistikat e dhena nga Kryeministri Sali Berisha ne ate periudhe nga ky ligj do te cenoheshin rreth 2000 shqiptare, por sipas tij ata duhet te sakrifikojne sepse me kufizimin e trafiqeve do te vinte dhe liberalizimi i vizave. Grupi parlamentar demokristian tentoi te ule afatin e moratoriumit nga 3 vjet ne 1, por pa rezultat. Zyrtarisht moratoriumi qe ndalon lundrimin e mjeteve motorike ne ujerat shqiptare, humb fuqine ligjore me 3 prill 2009. Ndersa deputeti Ceka kerkon qe ai te shfuqizohet nje vit para afatit, me 3 prill te ketij viti. Veprim qe, sipas tij, duhet te behet pak dite para Samitit te Bukureshtit, ku Shqiperia pret te marre ftesen per anetaresimin ne NATO.
R.Rapushi
Ndeshkimi, dy vjet me pare miratohet ligji
Nga votimi ne Kuvend i ligjit per "Shpalljen e moratoriumit per mjetet motorike lundruese ne Republiken e Shqiperise", dy vjet me pare u preken rreth 2000 shqiptare, te cilet zoteronin mjete te tilla per turizem apo perdorim familjar. Kryeministri Sali Berisha argumentoi gjate votimit te ligjit, se eshte i domosdoshem per te ndaluar trafiqet e paligjshme, pasi Shqiperia nuk mund te kontrolloje si duhet levizjet dhe trafikun me kapacitetet qe ka. Ai premtoi dhe liberalizim te vizave.