Solis: Gerdeci, degjenerimi strukturave shteterore
E Shtune, 29 Mars 2008
Fatjona Mejdini
Deputeti i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Leonard Solis, e konsideron tragjedine e Gerdecit si pasoje te degjenerimit te strukturave shteterore. Ne nje interviste per "Koha Jone", Solis thekson se moszbatimi i standardeve, karakteristike kjo per vendin tone, mund te sjelle dhe shume tragjedia te tjera. Sipas deputetit te PBDNJ-se, pergjegjesia kryesore per ngjarjen i perket Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, per mos kontroll te fabrikes famekeqe te cmontimit te armeve. Madje, Leonard Solis thekson se shefi i Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha, duhet te jape doreheqjen nga kjo detyre. Ne lidhje me kerkesen e opozites per doreheqjen e Kryeministrit Berisha, Soli thekson se nuk do te ishte ndonje cudi qe ne keto kushte Kryeministri te jepte doreheqjen.
Si e cilesoni tragjedine e Gerdecit, si nje aksident te ndodhur ne pune, apo pasoje e papergjegjshmerise te funksionareve te larte ne vend?
Mendoj qe tragjedia e Gerdecit ishte nje nga aksidentet me te tmerrshme qe kane ndodhur ndonjehere ne vendin tone. Mendoj se ishte teresisht i shmangshem, eshte nje gabim human nga neglizhenca dhe nga degjenerimi i strukturave shteterore. Pa dashur t'ia zbeh shkelqimin negativ te zi korrupsionit ne nivelin politik, ne nivelin qeveritar do te thosha qe ishte nje aksident i shkaktuar, si pasoje e moszbatimit te procedurave te protokollit. Ashtu si Gerdeci edhe ne sektore te tjere neglizhohen rregullat dhe rregulloret. Nga menyra se si po reagon politika me shume per t'u mbrojtur sesa per te nxjerre mesime nga Gerdeci, rreziku ekziston qe keto raste te perseriten. Me shume po mundohen te bejne me faj njeri-tjetrin dhe askush nuk po preokupohet per te marre masat qe do te eliminonin keto tragjedi. Ne Shqiperi mungojne standardet dhe ky eshte nje problem i madh. Eshte e pafalshme te mendosh se ne Gerdec te gjitha armatimet ishin trajtuar me minimumin e kujdesit, ndaj tyre eshte treguar me pak kujdes edhe se ndaj ruajtjes dhe transportimit te medikamenteve mjekesore.
Kush jane, sipas jush, keta pergjegjes per zbatimin teknik te kontratave per cmontimin e armeve ne Gerdec?
Ketu dua te theksoj se shteti nuk mund te fshihet pas tregtareve, si puna e Delijorgjit, sepse ai vete ju ka dhene te drejten atyre per aktivitetin qe kryejne dhe ka pasur pergjegjesi per kontrollin e ketij aktiviteti. Nuk jam dakord me qendrimin qe mban Shtabi i Pergjithshem i Forcave te Armatosura ne lidhje me kete ngjarje. Te jesh shef i Shtabit te Pergjithshem, do te thote qe ne kushte te vecanta te organizosh edhe grusht shteti. Nuk mundet qe shefi i Shtabit dhe vete shtabi te thone qe ne jemi anashkaluar. Shefi i Shtabit qe ne fillim nuk duhet ta pranoje detyren, nese ai pranon te perdoret dhe te anashkalohet. Nuk eshte justifikim per shefin e Shtabit te Pergjithshem te thote qe jam anashkaluar. Ne rastin e Gerdecit, ku punohej pa zbatuar kushtet minimale, shefi i Shtabit duhet te kishte dhene doreheqjen. Sepse per ndryshe Presidenti i Republikes duhet te ndryshoje rregullat e betimit ushtarak dhe shefi i Shtabit kur te betohet duhet te thote: "Betohem se do te mbroj jeten time, jeten e qytetareve te mi edhe ne qofte se me shmangin nga tenderet". Ai me dhune duhet te kishte vendosur standarde kudo, ne menyre qe ngjarja mos te kishte ndodhur dhe raste te tilla te mos perseriten. Niveli politik duhet te mbaje pergjegjesi per marrjen e vendimeve ligjore dhe niveli i eksperteve duhet te mbaj pergjegjesi per zbatimin e tyre. Ne ngjarjen e Gerdecit jashte detyrave te tyre kane qene edhe SHIU edhe SHIK-u, po keshtu edhe Ministria e Puneve dhe Ceshtjeve Sociale.
Pra, ju mendoni se shefi i Shtabit te Pergjithshem duhet te jap doreheqjen per tragjedine e Gerdecit?
Une mendoj se po, sepse gjithe Shtabi i Pergjithshem nuk mund te shmanget nga kjo mungese banale e rregullave te sigurimit.
Opozita ka kerkuar edhe doreheqjen e Kryeministrit Berisha per ngjarjen e 15 marsit. Cili eshte qendrimi juaj per kete kerkese?
Kjo varet nga standardet e Kryeministrit edhe nese Kryeministri do ta jepte doreheqjen nuk do te ishte ndonje cudi me ate tragjedi te madhe qe ndodhi. Por le te zhvillohen hetimet dhe te dalin pergjegjesit per pjesen politike. Ne kemi Kushtetuten, ne zbatim te saj dalin ligjet dhe ne zbatim te tyre dalin vendimet e Keshillit te Ministrave. Deri ketu eshte niveli politik i ceshtjes. Nga vendimi i qeverise deri ne zbatimin e rregullave te ministrit dhe rregulloret keto jane te detyrueshme per zbatim dhe tragjedia ka ardhur per mos zbatim te rregullores dhe rregullave teknike. Ndersa pjesa tjeter politike eshte nje pjese e cila eshte ende ne hetim.
PR ka vendosur te mos perfaqesohet ne qeveri me minister, derisa te dalin pergjegjesit e Mediut nga hetimet per ngjarjen. Po keshtu, perfaqesuesit e PR jane shprehur se Mediu eshte i pafajshem dhe ai duhet te riciklohet ne qeveri...
Une mendoj se eshte pergjegjesi e Kryeministrit per te vendosur minister tjeter, por nuk ka me te drejte morale zoti Mediu te riciklohet ne qeveri. Eshte teper e rende qe ne kete situate zoti Mediu te riperfshihet ne kabinetin e ri, do te ishte gabim i rende.
Si e gjykoni artikullin e dy diteve me pare te gazetes "New York Times" dhe hijet qe ajo hedh per trafik armesh ne radhet e funksionareve te larte te qeverise?
Ne, fillimisht, duhet te ndajme se eshte tjeter gje trafiku dhe aferat e armeve dhe tjeter gje tragjedia e tmerrshme qe ndodhi ne Gerdec. Pas ngjarjes se Gerdecit ne skene po dalin hapur shume informacione sekrete shteterore. Edhe Fatmir Mediu per te mbrojtur veten e tij po ben gabim qe po nxjerr ne skene disa sekrete te renda shteterore. Nga ana tjeter fjala tregti armesh nuk eshte nje tabu. Ne cfare kushtesh eshte bere dhe se si eshte bere kjo eshte nje ceshtje qe kerkon hetim, por tregtia e armeve eshte nuk mund te perceptohet si nje tabu, sepse eshte nje nga industrite kryesore sot ne bote. Gjithashtu per Shqiperine eshte e domosdoshme qe keto miliona municione te shkaterrohen dhe brenda rregullave kombetare dhe nderkombetare te shiten dhe te krijojne nje vlere ne funksion te shtetit shqiptare. Por nga ana tjeter nuk me pelqen edhe qendrimi i Kryeministrit ne parlament. Nje kryeminister kur flet ne Parlament nuk duhet te bej "llogje Kavaje" dhe te flase me keq sesa nje popull. Berisha duhet te bej referenca ligjore, te vij me i pergatitur dhe mos te beje debate te nivelit medioker.
Mendoni se ngjarja e Gerdecit dhe akuzat e hedhura pas saj per qeverine do te ndikojne ne marrjen ose jo te fteses se Shqiperise ne Samitin e Bukureshtit, javen tjeter?
Duket se gjithcka po shkon drejt normalizimit dhe duket se lobingu amerikan do te funksionoje dhe ne do ta marrim ftesen per ne NATO. Te cilen nuk e merr Sali Berisha dhe nuk eshte nje qeverisje per te, por eshte nje ftese qe merret per te gjithe qytetaret dhe Shqiperine. Dhenia e fteses mund te jete edhe nje arsye me shume qe do te na vendosin nderkombetaret, te cilat ne nuk po i vendosim dot vete. Futja ne NATO ne do na vendose shume korniza dhe detyrime per te zbatuar dhe kjo do te na bej te heqim keshtu dore nga disa aventurizma, do te na beje me te matur dhe do ta na disiplinoj.
Si e shikoni punen e qeverise deri ne keto momente, kur vetem nje vit na ndan nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare?
Une mendoj se kjo qeveri ka te drejte morale qe te doreheqja e Kryeministrit dhe deri te nje riformatim i thelle. Kjo edhe pse punet ne ekonomine shqiptare dhe ne fusha te tjera nuk po shkojne mire. Antikorrupsioni eshte perdorur ne menyren me te keqe te mundshme, antikorrupsioni eshte zevendesuar nga famekeqja lufta e klasave dhe ketu po luhet me nje pseudoantikorrupsion. Gjithkush qe ka te drejten e vendimmarrjes eshte bllokuar nga marrja e vendimeve per shkak te frikes per antikorrupsionin ju kthehet kunder dhe ketu kemi nje bllokim total. Ose duhet doreheqje e qeverise, ose duhet nje riformatim i thelle me detyra strikte sepse situata eshte jashtezakonisht e keqe.