"Te humburit duhet te gjenden me cdo menyre"
E Shtune, 29 Mars 2008
Kryeministri Berisha vizitoi mesditen e djeshme zonen e Gerdecit, per te pare nga afer ecurine e operacionit te kerkimit, si dhe te masave te marra per pastrimin e kesaj zone nga municionet dhe mbetjet e shperthimit. Gjate kesaj vizite, Kryeministri kerkoi nga forcat e ushtrise prezent atje, vazhdimin e punes per kerkimin e viktimave qe mund te ishte ne zonen e kraterit te shperthimit. "Duhet te bejme gjithcka per te lehtesuar disi dhimbjen e familjeve, qe ende kerkojne te afermit e tyre. Duhet te perpiqemi me cdo menyre qe te mund t'ju gjejme te afermit. Dhimbja e tyre eshte shume e madhe, ndaj duhet te bejme cmos per kete gje", deklaroi Berisha, duke mos perjashtuar ketu edhe rrezikshmeri per vete ushtaret gjate procesit te kerkimit te trupave. Berisha ndoqi nga afer punimet per ndertimin e rruges se re, qe po ndertohet ne zonen e Gerdecit nga forcat e xhenios. Kreu i qeverise premtoi se pas perfundimit te hapjes se rruges dhe sistemimit te pergjithshem te saj, qeveria do te beje te mundur shtrimin e saj me asfalt.
F.M