Gjenerali Dimitrov: Gerdeci, jo pengese per anetaresim ne NATO
E Shtune, 29 Mars 2008
Ushtaraket e larte te NATO qe trajnuan forcat tona te armatosura premtuan dje se do te jepnin kontributin e tyre, ne menyre qe Shqiperia te behej nje anetare me te drejta te plota te aleances. Ne ceremonine e Nderrimit te Komandantit te Shtabit te NATO-s ne Tirane, gjeneral brigade Vasil Dimitrov, i cili mori dje kete detyre, theksoi se Forcat e Armatosura shqiptare ishin ne rruge te mbare per sa i perket anetaresimit ne Aleance.
"Misioni yne eshte keshillimi i autoriteteve qeveritare shqiptare ne aspektet ushtarake te reformave te sektorit te sigurise, gjate anetaresimit ne NATO, per te kontribuar per integrimin e metejshem euroatlantik te Shqiperise. Do te beje me te miren per te permbushur kete mision. Do te rris edhe perpjekjet e mia, ne menyre qe Shqiperia te mund te behet nje anetare ne NATO me te drejta te plota", deklaroi gjenerali i NATO-s.
Nderkohe, gjeneral brigade Anastasis Rintis, i cili u zevendesua ne detyre nga gjeneral brigade Dimitrov, vleresoi se reformat e mbrojtjes jane ne rruge te mbare. Duke folur per keto reforma, ai theksoi kontributin e FA ne operacionet e ndryshme ne mbeshtetje te paqes ne Bosnje-Hercegovine, ne Afganistan dhe Irak. Sipas tij, NATO njeh punen e bere deri me sot ne kryerjen e reformave ne fushat e veshtira, si dhe progresin e arritur, megjithate nga keto forca ka akoma nje rruge te gjate per te bere. Ushtaraket e larte te NATO-s shprehen ngushellimet per tragjedine e Gerdecit, ndersa vleresuan rolin e Forcave e Armatosura shqiptare ne perballimin e pasojave qe kjo tragjedi la.
F.M