PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Mediu: S'jam pjese e aferave


E Shtune, 29 Mars 2008

Denis Dedej

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, deklaron se nuk eshte pjese e aferave korruptive sic eshte akuzuar. Duke iu referuar ketu artikullit te botuar nga gazeta "New York Times" mbi skandalin e trafikut te armeve, ai nuk ka munguar te paraqese dhe argumentet e tij. "Ne menyre te qarte, pa ekuivok dhe pa asnje hezitim, i bej me dije opinionit publik se ne cilesine time si minister i Mbrojtjes ne lidhje me ngjarje me Gerdecin nuk kam qene dhe nuk jam pjese e asnje afere apo veprimi te paligjshem, as ne menyre direkt dhe as ne menyre indirekte", deklaroi Mediu gjate nje konference per shtyp te zhvilluar diten e djeshme. Sipas tij, nuk ka pasur dhe nuk ka asnje marredhenie private apo institucionale te perfshire nga kjo ceshtje, biznesmen apo nepunes, perfitues ne menyre kriminale nga kjo ngjarje, duke garantuar se "kjo eshte e verteta absolute edhe pse ndoshta nuk kenaq deshiren cinike dhe nuk konfirmon intrigat e ndonjerit". Gjithashtu per ish-ministrin e Mbrojtjes kjo periudhe nuk ka qene edhe aq e lehte, ku, sipas tij, keto dite kane sherbyer si periudhe reflektimi per te. Ai eshte shprehur se ka zgjedhur per te mos qene pjese e debatit dhe e gjykimeve ne lidhje me ngjarjen e Gerdecit, duke deklaruar se nuk mund te qendroje pa iu pergjigjur publikisht akuzave te adresuar ndaj tij. "Kam njohur dhe kam pranuar pergjegjesite e mia politike, morale dhe administrative, por nuk do te lejoj qe kurrkush te hedhe balte pa te drejte mbi dinjitetin tim dhe familjes time, pavaresisht se nga kush kah i politikes, apo te perdoret per qellime politike", ka qene reagimi i ashper i Mediut. Ai ka nenvizuar se ka mirekuptuar cdo iniciative te sinqerte te opinionit publik, te pjeses me te madhe te medias dhe te politikes, per te gjetur dhe evidentuar te vertetat qe lidhen me kete ngjarje. Per te, shume njerez te ndershem pavaresisht nga ajo se cfare ata perfaqesojne, kane shume pyetje dhe dilema ne lidhje me kete ceshtje dhe ndoshta shume prej tyre pavaresisht nga deshira per ti pare me analize do ta kishin te veshtire te dallonin te verteten nga manipulimin, ligjin nga paligjshmeria. Keto deklarata te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u bene gjate ceremonise se dorezimit te detyres se pasuesit te tij, Gamend Oketa, i cili beri dje betimin para Presidentit te Republikes.



Nje artikull i botuar ne gazeten "New York Times", nje investigim i gazetarit, Nikolas Wood, ka tronditur politiken shqiptare dhe opinionin boteror. Ne kete shkrim akuzohet se Shqiperia bente trafik nderkombetar ilegal armesh si edhe lidhja me firma fantazme. Nderkohe qe aludohej edhe per perfshirjen e zyrtareve te larte ne kete afere.










Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika