PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Diveroli, presidenti qe kerkon vajza ne internet


E Shtune, 29 Mars 2008

Djaloshi 22-vjecar amerikan Efraim Diveroli, qe eshte presidenti i firmes "Aey Inc", qe ka qene nen kontrate me qeverine shqiptare per shitje municionesh ka lene nje jeteshkrim te tij, ne internet. Ne adresen www.myspace.com, qe eshte e specializuar per gjetjen e vajzave te reja, per lidhje sentimentale, 22-vjecari, qe kontrollonte kontrata me qeverine amerikane, prej te cilave njera me shumen 300 milione USD, per shitje municionesh te blera kryesisht ne Evropen Lindore, paraqitet dhe si nje "gjuajtes femrash". Ai ka nje profil te tijin ne internet, ku kerkon lidhje per njohje te reja. Djaloshi kerkon vajza, duke e konsideruar veten si nje i ri simpatik dhe interesant.

PROFILI

Faqja e internetit www.myspace.com eshte vetem nje uebsite per takime adoleshentesh ne internet. I riu, vetem 18 vjec, ka marre ne dore kompanine e formuar nje vit me pare nga i ati dhe pas 3 vitesh ka nenshkruar kontrata qindra milioneshe me Pentagonin dhe qeverine amerikane, per shitje armesh. Por si e pershkruan veten djaloshi me origjine hebreje, qe tani qeveria e SHBA-se i ka nderprere nje kontrate qe kishte nenshkruar me firmen "Aey INC". "Une jam nje djale super i kendshem, simpatik, e di se cfare kerkoj nga jeta, por nuk jam i sigurt se si t'i fitoj ato. Jam lindur ne Majemi dhe nuk kam plane te menjehershme per t'u larguar. Jam nje djale i thjeshte dhe kam sens humori. Kam pasur probleme ne shkolle te mesme, por jam detyruar te punoj shumicen e viteve te mia te adoleshences dhe ndoshta kam ecur shume shpejt. Me ne fund kam siguruar nje apartament dinjitoz dhe jam i kenaqur per momentin. Sidoqofte une kam deshire te jem i suksesshem ne biznes dhe kjo me merr pjesen me te madhe te kohes. Dua te takohem me nje vajze te embel e simpatike, me cilesi te mira dhe dashuri per jeten, e cila te me ndihmoje ne momente te veshtira", shkruhet ne profilin e Diverolit, ne faqen e internetit per te rinj qe duan te lene takime.

ANA TJETER

Por kjo eshte vetem nje ane e jetes se djalit te ri, president i kompanise qe dyshohet se merret me trafikun e armeve. Ai eshte ndaluar nga policia disa here dhe eshte liruar kundrejt shumave te parave te dhena si garanci. Pikerisht me 5 mars 2008, Efraim Diveroli eshte vene ne pranga rruget e "Miami Beach", ndersa ishte duke i dhene makines ne gjendje te dehur. Per t'u lene i lire 22-vjecari ka pagoi nje shume prej 1000 dollaresh, por per ngjarjen do te vazhdoje gjykimi. Problemet e tij me drejtesine kishin filluar qe ne 2005, kur superbiznesmeni, atehere vetem 19 vjec, u akuzua per dhune dhe keqtrajtime nga e fejuara e tij. Ai e rrihte, nderkohe qe fqinjet kane lajmeruar policine. Vajza, e terrorizuar nga kercenimet e Diverolit nuk guxoi te prezantohej ne gjykate, per ceshtjen dhe ne kete menyre u mbyll dhe ceshtja. Miku me i mire i Efraim Diverolit, me te cilin ai kalon dhe netet nen shoqerine e alkoolit eshte zv/presidenti i shoqerise AEY, Muchk Pacouk, qe eshte i specializuar si masazhator.

BABAI

Jehona e djaloshit 22 vjec, qe ka nenshkruar kontrata me vlere mbi 300 milione dollaresh me qeverine amerikane per furnizimin me arme ka terhequr dhe vemendjen e mediave te huaja, dhe konkretisht te kanalit me te madh informativ CNN. U perpoqem ta gjenim Diverolin, por ne vend te tij gjetem babane e tij Majkell, (personi qe ka ngritur kompanine AYE inc) i cili nuk donte te intervistohej. Me vone Majkell Diveroli i kishte thene gazetares se CNN, se "djali i tij nuk ishte ne Majami dhe se nuk e dinte akoma nese akuzat ndaj tij jane te verteta apo jo". Majkell Diveroli nuk di te thote nese ka qene gjithmone dakord me zgjedhjet e djalit te tij. Ai citohet nga CNN, te kete thene, "se do te kisha dashur qe djali te behej nje mjek i mire hebre, ose avokat, dhe jo tregtar armesh. Ai nuk e ka kerkuar kurre mendimin tim per kompanine. Efraimi nuk i degjon keshillat e mia. Nuk kam asnje ndikim tek ai. E kam te veshtire ta mbaj nen kontroll", eshte shprehet babai i Efraim Diverolit per kanalin amerikan te lajmeve CNN. A.Cena










Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika