PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

S'kemi dyshime per municionin shqiptar


E Shtune, 29 Mars 2008

Al Pessin, Uashington

Pentagoni deklaroi dje zyrtarisht se po heton municionin e derguar ne Afganistan, por tha se "nuk ka te dhena se ai nuk ka funksionuar ne perputhje me standardet ose ka qene i pasigurt". Hetimet qe i citonte dje Zeri i Amerikes, vijne nje dite pasi Ushtria Amerikane pezulloi kontraten me nje tregtar armesh, i cili, sipas gazetes "The New York Times", furnizoi ushtrine afgane me fisheke te prodhuar 40 vjet me pare. "Ushtria amerikane eshte duke bere hetime, por Pentagoni tha se nuk ka te dhena se fisheket ishin jashte funksionit" citon VOA.

Gazeta shkruante se fisheket per pushke dhe automatike u transportuan ne Afganistan ne kuti kartoni te vjetra dhe qe prodhimi i nje pjese te tyre datonte qe nga viti 1966. Nje pjese e municioneve ishte prodhuar ne Kine dhe se blerja nga qeveria amerikane mund te kete qene e paligjshme. Sipas gazetes, fisheket ishin tregtuar nen nje kontrate prej 300 milione dollaresh me kompanine e quajtur AEY, e cila, ka furnizuar per disa vjet ushtrine amerikane dhe agjenci te tjera qeveritare me municione dhe pajisje te tjera. Sipas artikullit, kompania ishte krijuar para 9 vjetesh dhe tani ka si president djalin 22-vjecar. Kompania e siguroi shumicen e municioneve nga inventaret e vendeve te ish-bllokut te vjeter komunist qe Departamenti i Shtetit dhe NATO-ja kishin vendosur qe tani ishin te pasigurta dhe te vjetra.

Nje fotografi ne faqen kompjuterike te NYT tregon nje kuti municioni, e cila thuhej se i perkiste kompanise, ku disa nga fisheket duken te gerryer. Gazeta thote se trupat afgane nuk kishin qene ne gjendje ta perdornin nje pjese te municioneve dhe citon nje oficer afgan, i cili kishte thene vitin e kaluar se ishte "i shqetesuar" rreth cilesise se stoqeve qe iu derguan repartit te tij.

Materiali gjithashtu citon nje ekspert britanik te thote se cilesia e municionit kaq te vjeter eshte e ndryshme dhe efektshmeria, ne varesi te kohes ose llojit, mund te ndryshoje ne menyre dramatike". Por, zedhenesi i Pentagonit, Brajan Uitman, tha se reparti pergjegjes i ushtrise amerikane per stervitjen dhe pajisjen e ushtrise se re te Afganistanit nuk ka marre te dhena per probleme ne funksionimin e municionit te siguruar nga Shtetet e Bashkuara. "Vjetersia eshte padyshim nje element i rendesishem, por kur flitet per cilesine e municionit, siguria dhe efektiviteti i tij jane dy faktoret me te rendesishem. Ne kete rast, nuk ka tregues se municioni nuk ka funksionuar ne perputhje me standardet ose ka qene i pasigurt", tha zedhenesi.

Gazeta citon dhe nje oficer ushtrie qe merret me furnizimin te thote se municioni nuk iu nenshtrua kontrollit te cilesise, sepse ky municion ishte i pershtatshem per arme te huaja dhe Afganistani nuk e kerkoi nje test te tille. Zedhenesi i Pentagonit nuk tha nese nje pjese e fishekeve ishte sjelle nga Kina, gje qe mund jete ne kundershtim me ligjet amerikane. Por, ai tha se ushtria eshte duke e hetuar kete pretendim se bashku me aspekte te tjera te municionit te tregtuar nga AEY dhe do te vendose nese do te rifilloje blerjen e materialeve.

Hetimi i Pentagonit, per luften ndaj Al Kaides

Qeveria e SHBA-ve po heton kompanine private amerikane AEY, se ka furnizuar me armatime te vjetra e te paperdorshme forcat afgane te sigurise. Ky lloj armatimi rrezikon trupat dhe ul efikasitetin e tyre ne luften kunder Al Kaides. Dyshohet se nje pjese e municioneve per Afganistanin nga AEY ishin prodhim kinez i vitit 1966. Keto municione ishin marre nga depot e vendeve ish-komuniste si Shqiperia.

Kompania private amerikane, AEY, me qender ne Florida, ka furnizuar forcat afgane me municione te paperdorshme dhe shume te vjetra. Ajo duket te jete furnizuesja kryesore me arme dhe municione per forcat afgane te sigurise. AEY ka nenshkruar kontrata me vlere prej qindra miliona dollaresh me Qeverine amerikane per te pajisur forcat afgane te sigurise me armatimin e nevojshem ne luften kunder rrjetit terrorist Al Kaida.

AEY perjashtohet pergjithmone

Kontrata me e fundit e kompanise AEY me Pentagonin eshte nenshkruar ne janarin e ketij viti dhe ka nje vlere prej 300 milione dollaresh. Pentagoni e ka pezulluar kompanine ne fjale nga nenshkrimi i kontratave ne te ardhmen. Kompania AEY gjendet nen hetime nga Inspektorati i Pergjithshem i Departamentit te Mbrojtjes. Efraim Diveroli, presidenti i kompanise AEY, ka mohuar te jete i perfshire ne veprimtari te parregullta.

Kontrolli i municionit, detyre e porositesit

Jiri Kominek, korrespondent per "Jane's Defence Weekly", i cili ka raportuar shpesh lidhur me shitjen e armeve nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, thote se shitja e armeve te vjetra nga vendet e ish-bllokut komunist permes shitblerjeve te dyshimta nuk eshte dicka e pazakonte. "Nuk eshte aspak dicka e pazakonte. Ne fakt, shume nga keto kompani ne te gjitha vendet e rajonit perballen me shume pak ose aspak pengesa apo kerkesa nga porositesit kryesore, qe ne kete rast eshte qeveria e Shteteve te Bashkuara. Vendet e ish-Paktit te Varshaves kane stoqe te medha armesh dhe municionesh te vjetruara. Dhe ne vend qe te shpenzojne shume per t'i shkaterruar ato, ata preferojne t'i shesin. Keto armatime dhe municione eksportohen ne vende si Afganistani dhe Iraku apo ne vende te tjera ne zhvillim te Azise Qendrore dhe Jugperendimore, qe kane marredhenie miqesore me Shtetet e Bashkuara", thote Kominek per radion Evropa e Lire. Me tej, ai shton se eshte detyre e porositesit te verifikoje qe armatimi dhe municionet jane ne perputhje me ligjin. "Varet nga autoritetet amerikane per te vendosur mbi kontrollin. Ata duhet te garantojne se kompanite me te cilat bejne biznes veprojne ne menyre transparente", komenton per REL shkrimin e NYT, Kominek. Jiri Kominek shton se dergimi i armatimit te tille te vjetruar ne Afganistan ve ne rrezik jeten e trupave afgane te sigurise.




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika