 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Provat qe mbajne Delijorgjin ne burg
E Shtune, 29 Mars 2008
Dosja hetimore qe shtyu Gjykaten e Rrethit Tirane te vendose masen e arrestit me burg pa afat per 31-vjecarin Mihal Delijorgji, permban nje numer te konsiderueshem provash, qe, sipas Prokurorise se Tiranes, e detyrojne ate te kerkoje mbajtjen ne qeli izolimi te te dyshuarit. "Koha Jone" publikon raportin e plote te Prokurorise, i cili i ka shkuar dhe Gjykates se Tiranes. Kjo e fundit, me 20 mars mori vendimin e arrestit me burg ndaj Delijorgjit. Ndersa avokati i tij deklaroi dje se ka vendosur ta apeloje kete mase sigurie.
Me poshte gjeni raportin e plote te firmosur nga prokurori Arben Dollapi dhe te kthyer me pas ne vendim nga Gjykata e Rrethit te Tiranes nga gjyqtari Asim Vokshi.
Prokuroria prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, perfaqesuar nga prokurori Arben Dollapi, ka paraqitur kerkesen per vleftesimin si te ligjshem te ndalimit dhe vendosjen e mases se sigurimit "arrest ne burg", te parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedures Penale, ndaj personit nen hetim Mihal Delijorgji. Me date 15.03.2008, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka regjistruar procedimin penal nr. 916, per vepren penale te "Shkeljes se rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive", parashikuar nga neni 282/2 i Kodit Penal.
Nga hetimet e deritanishme te bera nga organi i akuzes, ka rezultuar se ne ambientet e nje ish-reparti ushtarak, te ndodhur ne fshatin Gerdec te rrethit te Tiranes, ushtron veprimtarine e saj shoqeria "ALBADEMIL" sh.p.k, veprimtari e cila konsiston ne cmontimin dhe cmilitarizimin e municioneve luftarake. Ne daten 15.03.2008, rreth ores 12:00, ne ambientet e objektit te mesiperm ka ndodhur nje shperthim teper i fuqishem dhe si pasoje eshte shkaktuar vdekja e nje numri te konsiderueshem personash, si dhe jane plagosur shume te tjere dhe jane shkaktuar deme shume te medha materiale. Nga te gjitha te dhenat qe disponon organi i akuzes, ka arritur ne perfundimin se shkak i shperthimit eshte shkelja e rregullave te caktuara ne lidhje me lendet plasese.
Procesi i cmontimit dhe cmilitarizimit po kryhej ne zbatim te urdhrit nr. 2044, date: 07.12.2007, te ministrit te Mbrojtjes "Per kalim municioni ndermarrjes MEICO", urdher i cili ka dale ne zbatim te VKM nr. 134, date0 25.04.2007 "Per proceduren e trajtimit te armeve, teknikes dhe pajisjeve te forcave te armatosura, te hequra nga armatimi dhe perdorimi". Ne urdhrin e sipercituar urdherohej ndermarrja MEICO qe te lidhte kontrate me kontraktonin "Southern Ammunition Company Inc" dhe vec te tjerash kjo ndermarrje pergjigjej edhe per zbatimin nga kontraktori te procedurave standarde te sigurise, te masave te mbrojtjes nga zjarri dhe sigurise se jetes dhe shendetit te personelit te projektit gjate procesit te cmontimit dhe cmilitarizimit te municioneve, ne kushte te rrepta vezhgimi dhe sigurie.
Ne daten 28.12.2007 eshte lidhur kontrata nr. 2 midis ndermarrjes MEICO
dhe shoqerise "Southern Ammunition Company Inc". Kjo shoqeri perfaqesohej nga shtetasi amerikan Patrick C. Henry III. Kontrata kishte per objekt shitjen e nje sasie municioni per cmontim dhe cmilitarizim ne territorin e Republikes se Shqiperise. Mbas lidhjes se kesaj kontrate, ne daten 31.12.2007 eshte lidhur kontrata me nr. 9985. rep, nr.4747.kol midis shoqerise "Southern Ammunition Company Inc", me cilesine e shitesit dhe shoqerise ALBADEMIL sh.p.k perfaqesuar nga administrator Mihal Delijorgji me cilesine e bleresit. Nepermjet kesaj kontrate, shitesi i shet dhe transferon bleresit te drejtat e pronesise se municioneve (te percaktuara ne kontrate) me qellim cmontimin, cmilitarizimin dhe tregtimin e materialeve qe rrjedhin nga perpunimi i tyre.
Sipas organit te akuzes, nga gjithe dokumentacioni i grumbulluar, si dhe nga deklarimet e punonjesve dhe specialisteve qe punonin ne shoqerine ALBADEMIL sh.p.k, rezulton se nuk jane marre masa dhe kryer veprime konkrete ne lidhje me zbatimin nga nenkontraktori ALBADEMIL sh.p.k te procedurave standarde te sigurise ne kete proces delikat pune. Shkelja ka arritur gjer ne ate mase sa gjate proceseve te punes se cmontimit jane punesuar edhe femije te mitur. Shtetasi Mihal Delijorgji duke qene ne detyren e administratorit te shoqerise ALBADEMIL sh.p.k nuk ka ndermarre veprime per respektimin e rregullave per lendet plasese, ku ka ardhur si pasoje vdekja dhe zhdukja deri ne keto momente te 21 shtetasve, plagosja e qindra personave si dhe jane shkaktuar deme te medha materiale.
Duke qene se gjer ne kete faze te hetimeve, organi i akuzes dyshon se personi nen hetim Mihal Delijorgji ka kryer vepren penale te "Shkeljes se rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive", parashikuar nga neni 282/2 i Kodit Penal, si dhe duke qene se shtetasi Mihal Delijorgji mund t'i shmanget hetimeve paraprake, ne keto rrethana ne daten 17.03.2008, nga ana e prokurorit eshte urdheruar ndalimi i shtetasit Mihal Delijorgji dhe ky urdher eshte ekzekutuar nga policia gjyqesore ne daten 17.03.2008, ora 23:30.
Dyshimi i arsyeshem per kryerjen e vepres penale nga personi nen hetim, mbeshtetet ne provat si vijon:
1) Kontrata nr.2, date: 28.12.2007,
2) kontrata nr.9985.rep, nr.4747.kol, date: 31.12.2007,
3) Urdhri nr.2044, date: 07.12.2007 "Per kalim municioni ndermarrjes MEICO",
4) Urdhri nr.550, date: 25.04.2007 i Ministrit te Mbrojtjes,
5) Urdhri nr. 1800, date: 22.10.2007 i Ministrit te Mbrojtjes,
6) Procesverbali nr.l, date: 25.10.2007 per dorezim dhe marrje prone,
7) Akt-marreveshja nr.4343.prot, date: 26.06.2007,
8) Vendimi nr.36865, date: 28.12.2006 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane per regjistrimin si person juridik te shoqerise ALBADEMIL sh.p.k,
9) Procesverbali mbi deklarime nga persona ndaj te cileve zhvillohen hetime, i personit nen hetim Mihal Delijorgji, date: 17.03.2008.
10) Procesverbali mbi deklarimet nga personat qe tregojne rrethana te hetimit i shtetasit Mihal Delijorgji, date: 15.03.2008,
11) Procesverbali i marrjes se dokumenteve i dates 15.03.2008,
12) Procesverbali i keqyrjes se kufomes Jetmir Ballashi i dates 15.03.2008,
13) Procesverbali i keqyrjes se kufomes Rajmonda Durda, i dates 15.03.2008 (si dhe nje numer tjeter procesverbalesh per keqyrjen e kufomave edhe te paidentifikuara ende),
14) Procesverbali per keqyrje dhe marrje prove materiale i dates 15.03.2008,
15) Procesverbal per keqyrjen e provave shkresore (Regjistri i mjekimeve), date 15.03.2008,
16) Procesverbali mbi deklarimet e personave qe tregojne rrethana te hetimit i shtetasve Petrit Behari, Veiz Muco, Sadik Sulaj, Vasil Laci, Ermira Berisha, Shega Kokic, Elton Hazo, Luiza Zeneli, Elis Fiolla, te datave 15.03.2008 dhe 16.03.2008,
17) Urdhri per ndalimin e shtetasit Mihal Delijorgji i dates 17.03.2008,
18) Procesverbali per ekzekutimin e urdhrit te prokurorit mbi ndalimin e shtetasit Mihal Delijorgji, i dates 17.03.2008, ora 23:30 etj.
Pasojat e renda te ardhura si rrjedhoje e vepres (ose veprave) qe dyshohet se ka kryer personi nen hetim Mihal Delijorgji justifikojne plotesisht nxjerrjen e urdhrit te ndalimit ndaj tij, me qellim qe t'i pamundesohet largimi nga territori i Republikes se Shqiperise dhe te qendroje ne paraburgim, ne dispozicion te organeve te hetimit deri ne perfundim te hetimeve paraprake e me pas edhe gjate gjykimit te ceshtjes.
Ndaj personit nen hetim Mihal Delijorgji ekziston nje dyshim i arsyeshem i bazuar ne prova, se veprimet dhe mosveprimet e tij perbejne elemente te vepres penale te "Shkeljes se rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive", parashikuar nga neni 282/2 i Kodit Penal. Konkretisht ky person ka kryer veprimtari qe kane mundesuar kryerjen e aktivitetit te cmontimit dhe cmilitarizimit te municioneve te rrezikshme luftarake. Normalisht nje veprimtari e tille kryhet ne kushte te rrepta sigurie dhe larg qendrave te banuara. Mos ushtrimi i pergjegjesive te tij ligjore si administrator i shoqerise ALBADEMIL sh.p.k, dyshohet se ka perbere nje nga elementet e asaj qe ndodhi ne Gerdec dhe per te cilen personi nen hetim Mihal Delijorgji, eshte marre ne hetim. Po ashtu nga te dhenat e parashtruara nga organi i akuzes deri ne kete moment, rezulton se te punesuar ne kete proces cmontimi te municioneve te rrezikshme ushtarake, kane qene edhe te mitur, cka tregon per ekzistencen e dyshimit te arsyeshem per kryerjen edhe te disa veprave te tjera penale (si p.sh: shkelja e rregullave te mbrojtjes ne pune, parashikuar nga neni 289§2 i Kodit Penal, etj).
Pra, gjykata veren se nga provat e paraqitura nga organi i akuzes, nuk perjashtohet mundesia qe te krijohet dyshimi i arsyeshem per kryerjen edhe te disa veprave te tjera penale, por duke qene se nje gje e tille gjate fazes se hetimeve paraprake eshte kompetence e prokurorise, gjykata mjaftohet vetem ne konstatimin e ketij fakti ne kuader te analizes se dyshimit te arsyeshem te bazuar ne prova, ne lidhje me kryerjen e veprave penale te parashikuar nga Kodi Penal i Republikes se Shqiperise, per efekt te caktimit te mases se sigurimit arrest ne burg. Gjykata thekson se ngritja e qendres se cmontimit dhe cmilitarizimit te municioneve luftarake, te kalibrave te ndryshme, duhet te ishte bere ne nje vend ku nuk ka rrezik per popullsine civile dhe infrastrukturen e rendesishme kombetare perreth (aeroporti "Nene Tereza", rruga interurbane kryesore Tirane-Durres, etj}. Subjekti qe duhet te merrej me kete veprimtari te rrezikshme (cmontimin dhe cmilitarizimin e municioneve luftarake), duhet te kishte aftesi dhe pervoje (eksperience) te spikatur ne kete drejtim. Respektimi i rregullave mbi mbajtjen, prodhimin, perdorimin, ruajtjen, transportimin dhe shitjen e lendeve plasese, do te kishte ndikuar ne shmangien e shumices se elementeve qe mendohet se ndikojne ne shkaktimin e shperthimit te ketyre lendeve, sic ndodhi edhe ne Gerdec. Natyrisht qe i takon organit te akuzes qe te kryeje hetime ne kete drejtim dhe te nxjerre pergjegjesit para drejtesise per cilendo veper penale qe te jete kryer, perfshire edhe ate te parashikuar nga neni 282/2 i Kodit Penal, per te cilen aktualisht zhvillohen hetime.
Ne vijim te analizes se saj gjykata thekson se permbushet edhe kushti i dyte i pergjithshem per caktimin e mases se sigurimit personal, qe konsiston ne ekzistencen e nje vepre penale te parashikuar si te tille nga ligji penal. Konkretisht ne lidhje me kete ne nenin 282 te Kodit Penal parashikohet shprehimisht se:
"Shkelja e rregullave te caktuara per mbajtjen, prodhimin, perdorimin, ruajtjen, transportimin dhe shitjen e lendeve plasese, djegese apo radioaktive, perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dy vjet. Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja apo demtimi i rende i shendetit te njerezve ose kane ardhur pasoja te renda materiale, denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dhjete vjet".
Ne ceshtjen objekt gjykimi permbushet edhe kushti i trete i pergjithshem per caktimin e mases se sigurimit personal e qe lidhet me mungesen e shkaqeve te padenueshmerise ose te shuarjes se vepres penale (neni 228/2 i P.Pr.P). Ne rastin konkret gjykata nuk konstatoi asnje element te tille, ndaj per rrjedhoje mund te vijohet me analizen e kushteve te posacme per caktimin e mases se sigurimit personal.
Referuar paragrafit te trete te nenit 228 te Kodit te Procedures Penale gjykata cmon se masa e sigurimit personal arrest ne burg duhet te vendoset ndaj personit nen hetim Mihal Delijorgji, per shkak se ekzistojne shkaqe te rendesishme qe vene ne rrezik marrjen ose vertetesine e proves. Hetimi qe po zhvillohet nga organi i akuzes duhet te jete i plote dhe gjitheperfshires, duke hetuar cdo piste te mundshme per zbardhjen e asaj qe ka ngjare ne Gerdec dhe duke marre te gjitha provat e nevojshme ne kete drejtim. Ne kete prizem personi nen hetim, Mihal Delijorgji, duhet te qendroje ne paraburgim me qellim qe te jete ne dispozicion te autoritetit procedues dhe te mos vere ne rrezik marrjen apo vertetesine e provave qe mund te dalin gjate hetimit. Po ashtu gjykata veren se ekziston edhe elementi i rrezikut: qe personi nen hetim Mihal Delijorgji, te largohet dhe t'i shmanget hetimit qe po zhvillojne organet e drejtesise shqiptare. Ne keto kushte masa e sigurimit arrest ne burg eshte nje mase e pershtatshme me rrethanat konkrete.
Gjykata thekson se shperthimi i ndodhur ne fshatin Gerdec te qarkut te Tiranes, perben nje nga ngjarjet me te renda per nga pasojat, qe ka ndodhur nder vite ne Republiken e Shqiperise. Zbardhja e kesaj ngjarjeje dhe venia para pergjegjesise te personave pergjegjes, ben qe masa e sigurimit arrest ne burg te jete ne proporcion me rendesine e faktit dhe me sanksionin qe parashikohet nga neni 282/2 i Kodit Penal (si dhe me sanksionin e veprave te tjera te mundshme penale). Gjykata ketu mban parasysh edhe nje here pasojat tejet te renda qe kane ardhur si rrjedhoje e shperthimit te ndodhur ne Gerdec, (vdekja e disa shtetasve, plagosja e rende dhe e lehte e shume te tjereve, pasojat e renda dhe demi financiar, fakti se ngjarja ndodhi afer kryeqytetit dhe ne nje zone te banuar me popullsi civile etj).
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Humb jeten, kercenohet mjeku
- Arratiset i burgosuri, pranga policit
- Trafiku, pranga shtate personave
- "Sulm" Presidences, nga i semuri psikik
- Hetim armeve qe dolen nga depot
- Prokuroret, diskutime per akuzat
- Gerdeci, shkarkohen tre tatimore
- Mbaron emergjenca, rrethohet krateri
- FBI heton per trafikun e armeve
- Prokuroria heton per viziten e Patrick Henry
- "Po, ne e vrame berberin"
- Droge ne Bllok, pranga tre shitesve
- Kredite, 6 gra denoncuan grupin
- Dinamiti per "Bechtel-Enka", masa te forta sigurie
|
|