 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Lista, 248 medikamente te rimbursueshme
Sonila Isaku
E Shtune, 29 Mars 2008
Komisioni i barnave ne Ministrine e Shendetesise ka hartuar listen paraprake te barnave te rimbursueshme. Propozimet e bera gjate ketij viti kane menduar te perfshijne ne kete liste 248 barna kryesore, nderkohe qe do te jete nje tjeter mbledhje ajo qe do te percaktoje edhe propozimet e fundit te kesaj liste. Pas me shume se nje muaj vonese, ky komision ka vendosur qe te perfundojne hartimin e listes se barnave te rimbursueshme, nga e cila perfitojne pensionistet dhe te gjithe personat e siguruar. "Lista e hartuar paraprakisht eshte me propozimet kryesore qe jane bere nga anetaret e komisionit te barnave. Pritet qe te kete ndryshime te tjera, per futje ose jo te medikamenteve shtese", kane pohuar, per gazeten "Koha Jone", burime zyrtare nga Ministria e Shendetesise. Po sipas ketyre burimeve, kjo liste paraprake do te rishqyrtohet edhe nje here dhe me pas do te jete ISKSH, ajo qe do te mbuloje shpenzimet e rimbursimeve.
Llojet
Sistemi tretes, ai kardiovaskular, gjaku dhe medikamentet qe perdoren ne repartin e reanimacionit apo gjate anestezise, perbejne edhe numrin me te madh te medikamenteve te listes. Sipas eksperteve te barnave eshte menduar qe per barnat te mos kete alternative, ne menyre qe te kufizohen shpenzimet dhe ne liste te jene ato barna qe jane cilesore dhe te efektshme per pjesen me te madhe te popullates me semundje kronike. "Medikamentet e perfshira ne kete liste jane ato me kryesoret, te cilat kane edhe perdorim me te gjere ne popullate, sidomos te te semuret kronike. Por, eshte menduar qe te kete edhe nje rishikim te saj, nga komisioni i barnave per ta miratuar me pas perfundimisht", pohuan po te njejtat burime nga MSH. Edhe per kete vit mendohet te ndiqet e njejta strategji ashtu si vitet e kaluara, ku prioritet do te kene semundjet qe kane shtrirje me te madhe ne te gjithe vendin.
Buxheti
Lista e fundit e miratuar tregon se nuk do te jene dy lista, nje me medikamentet baze dhe nje me ato me bashkefinancim nga ISKSH dhe vete pacienti. Nderkohe qe, buxheti i vene dispozicion per listen e medikamenteve te rimbursueshme per kete vit eshte 4,3 miliarde leke. Nese do te merret parasysh edhe propozimi i bere nga ISKSH per dy lista te barnave, nje te pandryshueshme edhe nje me bashkefinancim, atehere do te nevojiteshin edhe 2,4 miliarde leke te tjera shtese. Nderkohe, ne mbledhjet e komisionit te barnave eshte diskutuar per te dy listat ende nuk eshte percaktuar se cili nga variantet do te pranohet, apo nese do te jete vetem nje liste e rimbursueshme, por kjo krejtesisht e ndryshuar.
Debati mes Ndokes dhe Hanes per listen
Nje debat per hartimin e listes se medikamenteve te rimbursueshme ka nisur qe ne mbledhjen e pare te komisionit te barnave midis kreut te Ministrise se Shendetesise dhe drejtoreshes se ISKSH-se. Ndersa Ndoka ka kerkuar rishikim total i listes se barnave te rimbursueshme dhe shtim te saj, drejtoresha e ISKSH-se ka pohuar se mungojne fondet per te bere keto ndryshime. Sipas burimeve nga ISKSH, qe te zgjerohet lista, qofte edhe per nje lloj medikamenti, duhen fonde te medha. Megjithate, kjo e fundit varet edhe nga perhapja e semundjes per ilacet e se ciles behet rimbursimi. Gjate vitit te kaluar, buxheti shteteror i ministrise per barna ishte 1 miliard leke dhe 400 milione leke per citostatiket. E krahasuar me vitin 2005 rritja e buxhetit te Ministrise se Shendetesise per barna eshte rritur ne 210 per qind.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Nisma, ku ndodhen tokat e lira
- Matura, si do kontrollohen nxenesit
- “Do rindertojme banesat e shembura”
- Iniciativa, dyer per shtepite e Gerdecit
- Mesuesit ne Tirane, pa arsim perkates
- Rusia, 20 bursa studimi per shqiptaret
- Stakimi, sot gjysma e Tiranes pa energji
- Ndotja ne Tirane, nga ndertimet
- Dentiste pa licence, kerkohet mbyllja
- Rimbursimi, shtohen 25 ilace te reja
- Matura, pergjysmohet testi
- Dojani: Burgjet, te mbipopulluara, gjyqtaret te nxituar ne vendime
- Shendeti Publik: Probleme ne ujin e pijshem
- Aleancistet bllokojne rrugen, shoqerohen ne polici
- Universitetet, mes te rinjve shqiptare ne Gjermani
|
|