PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Rama: E meritojme ftesen ne NATO

Rama: E meritojme ftesen ne NATO

Oli Xhilaga
E Shtune, 29 Mars 2008

Partia Socialiste dhe kryetari i saj nuk kane vonuar qe, ne prag te Samitit te Bukureshtit, te shpalosin vizionin e tyre per anetaresine e vendit ne NATO. Ne fokusin e ketij evenimenti, qe sikurse dihet pak dite na ndajne nga ky samit, selia roze organizoi nje tryeze te perbashket me ambasadoret e vendeve anetare ne NATO. Kesisoj, kryetari i PS-se, Edi Rama, referuar konkretisht pozitave, ne te cilat ndodhet vendi ne vigjilje te Samitit te Bukureshtit, theksoi se "jemi me te vetedijshem se asnjehere qe ftesa per anetaresimin ne NATO eshte vertet nje sukses i Shqiperise dhe i shoqerise sone, por eshte njekohesisht edhe pergjegjesia e jashtezakonshme e politikes shqiptare ne radhe te pare, per te rritur pa humbur kohe cilesine e lirise e te demokracise ne Shqiperi e per t'u bere nje vlere e shtuar jo thjesht numerike ne tryezen e Aleances Euroatlantike", duke nenvizuar se socialistet jane te gatshem ta mbajne kete pergjegjesi. Por, nga ana tjeter, per te arritur kete qellim, PS-ja, sipas kryetarit te saj, nuk do te ndjeke te njejten rruge ne te cilen ka ecur politika ne vend. Ne kete kontekst, ai u shpreh se integrimi kalon nga zgjedhjet absolutisht te lira e te ndershme dhe nga reforma e domosdoshme per t'i mundesuar ato.

"S'ka dyshim se ne s'mund t'i shohim njelloj me kundershtaret tane politike rrugen ku duhet te ece vendi per te arritur aty ku duam te gjithe, projektin e reformave qe duhen ndermarre per te rritur shkallen e lirive e te drejtave te njerezve, masat per rritjen e nivelit funksional te demokracise, te sigurise e te mireqenies shpirterore e materiale te qytetareve tane. Ne kemi qene, jemi e do te jemi ne plot kundershti te papajtueshme me ta, nje alternative reale e vizionit dhe projektit te tyre politik", theksoi Rama, gjate fjales se tij. Madje, pikerisht per kete arsye, Rama shprehu bindjen se "jemi te vendosur ta emancipojme politiken shqiptare me nje atdhetarizem te ri, te bindur se pertej te majtes e te djathtes, mbi interesat e llogarite partiake te dites, larg skenes ku luhet shfaqja e politikes se sakrifikimit te shtetit per interesat e pushtetit, eshte Shqiperia, rruga e saj e integrimit". E nderkohe, duke perdorur nje fjalor me superlativa per politiken e PS-se, Rama nenvizoi se "jam krenar per kontributin e Partise Socialiste, qe permes nje politike teresisht te re per Shqiperine e sfilitur nga konfliktet e mosmarreveshjet politike te tranzicionit, udhehoqi e mundesoi, ne funksion te integrimit ne NATO, ndertimin e nje procesi politik, ku interesat strategjike e themelore te vendit nuk interferohen e as cenohen nga interesat e llogarite partiake te dites". Kreu i kupoles roze nuk la jashte vemendjes dhe tragjedine e 15 marsit, e cila, sipas tij, deshmoi sesa te nevojshme jane ndryshimet e thella politike e ligjore. "Kemi shume per te bere per demokratizimin e qeverisjes, modernizimin e institucioneve dhe cmontimin e nje korrupsioni sistematik e kercenues deri edhe per jeten e njerezve. Ndaj me ju bindjen se kjo fatkeqesi jo natyrore nxori ne pah dobesi shume serioze lidhur me sigurine e jetes e te vendit", theksoi Rama. Per kete arsye, Rama vuri ne dukje faktin se do te duhen nje kantier reformash ne sistemin e sigurise kombetare, te cilat ne asnje rast nuk do te si nje alibi qe justifikon tragjedine e qe mbron pergjegjesit e fajtoret.


Komento artikullin | Shiko komentet (22 komente)
Te Tjera nga rubrika