PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Xheniot gjejne ne rrenoja nje prej vajzave

Xheniot gjejne ne rrenoja nje prej vajzave

Artan Cena
E Shtune, 29 Mars 2008

Numri i viktimave te tragjedise se Gerdecit arrin ne 25. Diten e djeshme eshte gjetur trupi i nje femre, e paidentifikuar, qe mendohet se i perket nje nga dy punonjeseve te deklaruara te zhdukura nga familjaret disa dite me pare. Forcat e xhenios dhe te kompanise se huaj qe kane ardhur ne ndihme, kane gjetur nje trup te karbonizuar poshte rrenojave te fabrikes se cmontimit te municioneve rreth ores 14.00. Ka qene i pamundur zbulimi i identitetit i viktimes dhe trupi eshte derguar ne morgun e Mjekesise Ligjore, ekspertet e te ciles do te bejne dhe identifikimin, duke krahasuar ADN-ne. Gjithashtu diten e djeshme ushtria ka nisur nje operacion masiv per pastrimin e te gjithe zones, qe u perfshi nga shperthimi i fabrikes, duke angazhuar 1500 ushtare. Ne tragjedine e 15 marsit ne fshatin Gerdec, pas shperthimit te fabrikes se demontimit, u plagosen edhe rreth 300 persona, punonjes dhe banore te zones.



VIKTIMA

Ushtaraket qe germonin ne kraterin e zones njoftuan pasditen e djeshme se gjeten nen rrenoja nje tjeter turp te pajete. Konstatimi u be ne pjesen e fabrikes se cmontimit te municioneve luftarake ne fshatin Gerdec te Tiranes. Forcat e xhenios e kane gjetur trupin ne momentin qe po kryenin dhe cminimin e disa predhave, afer nje prej gropave. Drejtuesit e operacionit thane se kufoma eshte e seksit femer dhe dyshohet te jete nje prej punetoreve ne fabrike. Nderkohe qe nuk behet ende e ditur asnje e dhene mbi viktimen, per shkak te karbonizimit dhe pritet qe vetem analiza e ADN-se te percaktoje identitetin. Viktima e djeshme con ne 25 numrin e personave qe gjeten vdekjen ne shperthimin e 15 marsit te ketij viti. Te humbur nga familjaret jane shpallur dy punetore te fabrikes, Shqipe Alhasa, 25 vjece dhe Zelie Leti, 19 vjece. Ndersa numri i te plagosurve ne fabriken demontimit te armeve luftarake ka shenuar 296, nga te cilet tre prej tyre jane ne gjendje kritike per jeten per shkak te djegieve. Mesohet se trupat xheniere jane duke kerkuar serish ne siperfaqen e kraterit per te gjetur trupin e ish-punonjeses tjeter te fabrikes, e denoncuar si e zhdukur nga familjaret.

OPERACIONI

Pavaresisht se familjaret jane te pakenaqur nga ritmi i punes se njesive xheniere, burime zyrtare nga komanda e operacionit "Gerdeci 2008", bene te ditur se eshte e pamundur te perdoren mjete te renda per te levizur masen e madhe te rrenojave ne krater per shkak te zones dhe te frikes se mund te kete ende predha te pashperthyera. Sipas kolonel Xhevdet Zenelit, "njesite xheniere jane duke depertuar me kujdes dhe duke perdorur mjete te lehta". Dje rreth 1500 trupa ushtarake kane nisur kontrolle ne menyre te imet te te gjithe zones se infektuar me lende luftarake dhe municione te paplasura, te cilat perbejne rrezik per popullaten. Gjithashtu forcat e ushtrise do te risistemojne te gjitha rruget brenda fshatit dhe ato lidhese me fshatra te tjera. Pritet dhe mberritja e eksperteve te tjere nga FBI per te kryer ekspertizen e vendngjarjes. Zona eshte vizituar edhe nga eksperte te OKB-se per katastrofat ne lidhje me ndotjen e zones, si dhe nga specialiste te NATO-s per cminimet.


Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika