PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ndarjen e Kosoves s’e pranojne as serbet


E Premte, 28 Mars 2008

Propozimi i Ministrit per Kosoven ne qeverine e Serbise, Sllobodan Samarxhic, per ndarjen funksionale te serbeve dhe shqiptareve ne dy entitete, pervec se eshte kundershtuar nga autoritetet politike shqiptare ne Kosove, ai duket te jete i papranueshem edhe per udheheqesit politik te serbeve te Kosoves.

Gjate nje debati ne Cagllavice, afer Prishtines, lidhur me kete ceshtje, perfaqesuesja e Keshillit Kombetar Serb, Rada Trajkovic, tha se ndarja e pjeses veriore te Kosoves do te conte ne ndarjen edhe te qytetareve serb, shumica e te cileve jetojne ne pjesen jugore te vendit. Sipas saj, nje ndarje e tille do te krijonte dy hapesira nje etnike, te kunderverna njera me tjetren, gje qe do te sillte paqendrueshmeri ne Kosove. “Mendoj se i tere kapaciteti qe nevojitet per tu zhvilluar qendrimi funksional i serbeve ne Kosove gjendet ne pjesen veriore te Mitrovices, andaj, Ndarja e Kosoves dhe Metohise per mua eshte nje projekt plotesisht i papranueshem dhe vertete nuk mendoj se ofron nje zgjidhje”, tha zonja Trajkovic. Sipas saj, zgjidhja e ceshtjes se statusit te Kosoves nuk do te jete e qendrueshme pa zgjidhjen edhe te statusit te serbeve ne te dyja anet e lumit Iber.

Ndarja e pjeses Veriore te Kosoves do te detyronte serbet ne pjesen jugore te shpernguleshin, tha zonja Trajkovic, sipas se ciles shqiptaret e Kosoves nuk do te kene shtet funksional perderisa nuk merren vesh me Beogradin. Duke e cilesuar cdo mundesi ndarjeje te Kosoves si nje zgjidhje te keqe, ambasadori i Britanise se Madhe ne Prishtine, David Blunt, vuri theksin ne funksionalitetin e planit te Ahtisarit, i cili, sipas tij, nuk do te pranohej as nga komuniteti nderkombetare po te kishte rezerva per funksionimin e tij. “Sipas mendimit tim, ndarja do te ishte zgjidhje e keqe per serbet e Kosoves, per faktin se shumica e tyre nuk jeton ne pjesen veriore te Kosoves por ne pjesen e jugut”, tha ambasadori Blunt, duke nenvizuar se nje prej parimeve themelore edhe te grupit te kontaktit eshte se nuk guxon te kete ndarje.

Udheheqesit politik shqiptare e quajne te papranueshem propozimin per ndarjen e Kosoves ne vija etnike, duke theksuar se statusi i Kosoves tashme eshte zgjidhur ne bashkerendim me komunitetin nderkombetar. Jakup Krasniqi, Kryetar i Parlamentit te Kosoves, tha se plani me i mire per te gjithe qytetaret e Kosoves eshte dokumenti gjitheperfshires i presidentit Marti Ahtisari, qe eshte rezultat i nje kompromisi. “Ne konsiderojme se c’do dokument qe nuk e ka parasysh planin e Ahtisari eshte jo serioz, nuk eshte dokument qe ofron zgjidhje por, perkundrazi, eshte dokument qe pengon zgjidhjen”, tha Krasniqi. Per pjesemarresit e debatit, propozimi i ministrit serb Samarxhic, nuk eshte ne bashkerendim as me qendrimet e qeverise serbe. Ky propozim i eshte dorezuar zevendesshefit te Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Larry Rossin, i cili e ka nisur ate per ne seline qendrore te misionit te tij ne Nju Jork. Por edhe zyrtaret e UNMIK-ut kane terhequr verejtjen ne qendrimet se cfaredo ndarje e Kosoves ne vija etnike eshte teresisht e papranueshme.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika