PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ridimensionimi i Aleances


E Premte, 28 Mars 2008

Andre De Nesnera*

Kreret e shteteve dhe qeverive nga 26 vendet anetare te NATO-s takohen ne Bukuresht te Rumanise ne fillim te muajit te ardhshem. Disa nga ceshtjet qe do te diskutohen gjate takimit te nivelit te larte si zgjerimi i aleances me tre vende ballkanike, Shqiperia, Maqedonia dhe Kroacia si dhe misioni i NATO-s ne Afganistan.

NATO ka vepruar ne Afganistan qe nga viti 2003. Ne jug ata luftojne me talebanet te rrezuar nga pushteti nga forcat e koalicionit ne vitin 2001. Te 41 mije trupat e NATO-s po ndihmojne qeverine te rindertoje dhe stabilizoje vendin.

Charles Kupchan, ne Keshillin per Marredheniet me Jashte, thote se NATO ka pasur nje fare suksesi ne ndihmen e dhene qeverise Karzai per te vendosur rendin ne disa pjese te Afganistanit, vecanerisht ne veri dhe lindje. Nga ana tjeter, ai thote se talebanet kane rimarre kontrollin ne disa pjese te tjera. "Numri i te vdekurve eshte rritur kohet e fundit. Ka me teper dhune, me shume sulme vetevrasese, me shume sulme mbi trupat e NATO-s, trupat afgane dhe civilet". Kupchan thote se eshte shume shpejt te thuhet ne se koalicioni do te dale fitimtar. Ai dhe te tjere thone se Afganistani do te dominoje takimin e ardhshem te nivelit te larte te NATO-s.

Nje nga ceshtjet kryesore do te jete nese me shume vende do te bien dakord te dergojne trupa shtese dhe nese keto forca do te dergohen ne pjesen jugore te Afganistanit, skene e luftimeve te ashpra. Ne takimin e Bukureshtit, udheheqesit e NATO-s pritet gjithashtu te pranojne anetare te rinj. Shqiperia dhe Kroacia pritet te ftohen te hyjne ne aleance. Por statusi i Maqedonise, e njohur zyrtarisht si ish-Republika Jugosllave e Maqedonise, eshte i paqarte. Robert Hunter, ish-ambasador i Shteteve te Bashkuara ne NATO gjate administrates Klinton, thote se Greqia ka kercenuar t’i vere veton pranimit te Maqedonise. "Greket jane te shqetesuar, pasi kane nje province te quajtur Maqedoni dhe kane frike se dikur mund ta kerkoje ate toke. Mendoj se kjo eshte dicka qe greket duhet vertet te zmbrapsen dhe te pranojne se nje vend mund ta quaj veten si te deshiroje dhe se eshte me mire ta kesh kete vend ne NATO sesa e kunderta. Kjo ceshtje duhet te zgjidhet".

Nje ceshtje tjeter, me te cilen perballen drejtuesit e NATO-s eshte cfare te bejne rreth kerkeses se ardhur nga Gjeorgjia dhe Ukraina per te filluar procesin drejte anetaresimit. Rusia, jo anetare e NATO-s, e kundershton me force futjen e Gjeorgjise dhe Ukraines ne aleance. Po keshtu mendojne edhe vende te NATO-s si Gjermania dhe Franca.

Por gjate nje vizite te fundit me Presidentin gjeorgjian, Mikhail Sakashvilli, Presidenti Bush perseriti pikepamjen amerikane qe favorizon anetaresimin. Bush do te shkoje gjithashtu ne Ukraine para takimit te nivelit te larte te NATO-s. Charles Kupchan thote se vizita eshte nje provokacion i hapur per Rusine. "Mendoj se eshte pjese e kauzes se tij per lirine: vizita ne Baltik, nje ndalese ne Gjeorgji dhe ne Ukraine. Eshte si t’i vesh berrylin Rusise. Eshte si t’i nxjerresh syte ruseve". Ndersa NATO-ja fokusohet ne ceshtje si misioni ne Afganistan dhe zgjerimi me anetare te rinj, ekspertet thone se rezultatet e ketij takimi do te ndihmojne ne hartimin e nje te ardhme me bashkekohore te nje aleance qe po ridimensionon vetveten.

(*) Analist i “VOA”








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika