Dite historike per Shqiperine
E Premte, 28 Mars 2008
Keto jane dite historike per Shqiperine. Dy zhvillimet e ndara, deklarata per shpalljen e pavaresise se Kosoves dhe mundesia per t'u anetaresuar ne NATO, i kane ofruar ketij vendi te varfer ne Evrope nje rast te paprecedente, per te permiresuar prospektet e veta afatgjata.
Per shqiptaret etnike, te cilet jetojne ne pese shtete te Ballkanit perendimor, si rezultat i nje vijezimi arbitrar te kufijve para dhe pas Luftes se Pare Boterore, rilindja e Kosoves me 17 shkurt si shtet evropian ishte rast gezimi.
Tanime eshte krijuar pershtypja se padrejtesia historike eshte permiresuar. Megjithate, gjate manifestimeve ne Tirane nuk eshte permendur fare Shqiperia e Madhe, nje ide ne baze te se ciles te 6 milione shqiptaret ne rajon do te duhej te jetonin ne nje shtet te vetem kombetar. Kjo deshmon se sa shume ka ndryshuar politika ne Ballkanin perendimor, gjate 10 viteve te fundit.
"Pavaresia e Kosoves i ka dhene fund ketij projekti. Ne tashme i kemi ndare mitet nga politika dhe jemi te sigurt se Kosova dhe Shqiperia do te kene marredhenie shume te mira fqinjesore", thote Sali Berisha, kryeminister i Shqiperise.
Shperthimi shkaterrimtar qe ndodhi ne depon e municionit, me 15 mars, ne Shqiperi, ka vene ne pah nje problem, te cilin Shqiperine e ndan nga dy kandidatet tjere, te cilet shpresojne te anetaresohen ne NATO. Por, aksidenti nuk i ka ngulfatur shpresat e shqiptareve per te marre thirrjen per anetaresim gjate Samitit te NATO-s, javen qe vjen. Vitin e kaluar, Shqiperia ishte vendi i pare ne bote, qe arriti te shkaterroje masa te medha te substancave kimike per prodhimin e armeve, te cilat ishin grumbulluar ne nje zone malore ne afersi te Tiranes.
Sipas disa zyrtareve perendimore ne Tirane, Shqiperia ne fakt ka arritur perparim te madh drejt caqeve qe jane parapare me planin aksional per anetaresim. Edhe pse Kroacia konsiderohet si vendi me i pergatitur nga te tre kandidatet e Ballkanit perendimor ne kuptimin ushtarak, Shqiperia thuhet ta kete tejkaluar Maqedonine ne 12 muajt e fundit.
Edhe stabiliteti politik gjithashtu eshte permiresuar, me vete faktin se politikanet, te cilet zakonisht jane te ndare ne cdo ceshtje, kane adoptuar njezeri konsensusin per integrimet euroatlantike ne kohen kur pergatitjet per anetaresim dinamizoheshin.
Ushtaret shqiptare, duke sherbyer paralelisht me forcat gjermane per 11 vjet ne Bosnje e Hercegovine, kane arritur nje pervoje te mire ne operacionet paqeruajtese nderkombetare.
Aktualisht, jane rreth 350 shqiptare, te cilet veprojne se bashku me forcat e NATO-s ne Afganistan dhe Irak; ne Afganistan, Shqiperia merr pjese se bashku me Maqedonine dhe Kroacine ne ekipet mjekesore dhe aktualisht eshte duke e pergatitur nje mision te ri per te ndihmuar trajnimin e ushtrise afgane. Ne Irak, rreth 120 ushtare shqiptare ruajne aeroportin e Mosulit, ne veri te vendit.
Perkushtimi i Shqiperise ne raport me aleancen veri-atlantike do te perfshije se paku 750 trupa ne disponim ne cdo kohe, per te marre pjese qofte ne kuader te forces se NATO-s per reagim te shpejte qofte ne ndonje mision nderkombetar paqeruajtes.
Dhe, meqe mbrojtja kombetare nuk eshte me prioritet dominant, Shqiperia meton te ece perpara drejt thellimit te bashkepunimit me fqinjet nen ombrellen e NATO-s. Per momentin, kjo nenkupton bashkepunim me Maqedonine, por aplikacionet per anetaresim priten se shpejti edhe nga Mali i Zi dhe dikur edhe nga Kosova.
“Financial Times”