Viktimat e gazit, arrestohen 2 persona
E Premte, 28 Mars 2008
Tragjedia e para pak diteve, ku nje person vdiq dhe kater u plagosen, pas shperthimit te nje cisterne gazi ne Prishtine, u pasua dje me arrestimin e dy personave. Policia vendase tha se te prangosuri dyshohet se gjate zhvillimit te veprimtarise se tyre nuk kane perfillur procedurat ligjore, duke sjelle si pasoje shperthimin e kamionit-cisterne, i mbushur me gaz (propan butan). Ngjarja ndodhi ku cisterna ishte duke zbrazur te kompania “M Gaz Petrol” qe ndodhet ne rrugen “Bajram Kelmendi”, ne Prishtine. Pas shperthimit u konstatuan pese te plagosur ku njeri nderroi jete pak ore me vone. Po ashtu u shkaktuan edhe deme te medha materiale ne objektet perreth si dhe makinat e parkuara afer vendit te ngjarjes.