PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Shperthen granata ne qender te Prishtines


E Premte, 28 Mars 2008

Ne qender te Prishtines ka shperthyer nje granate dore, fatmiresisht pa pasoja per njerez. Ngjarja ndodhi ne mesdite ne sheshin “Nene Tereza”. Sherbimi Policor i Kosoves tha se lokalizoi shperthimin ne ish-objektin e Hotelit “Union”, perballe ndertesave te Qeverise dhe te Kuvendit te Kosoves. Dyshohet se shperthimi erdhi nga nje granate dore, duke shkaktuar vetem disa deme te vogla materiale. “Shperthimi ndodhi gjate kohes kur inspektoret komunale te Prishtines, sipas planifikimit, ishin duke bere shkaterrimin e disa objekteve ne ate zone”, sqaroi SHPK, e cila shtoi se po heton shkaqet dhe autoret e tentatives.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika