“Ndarja e Kosoves, nje plan jozyrtar”
E Premte, 28 Mars 2008
Situata aktuale dhe veprimet e individeve brenda qeverise se Beogradit, krijojne pershtypjen se Serbia synon ta ndaje Kosoven, megjithate kjo ende nuk eshte politike zyrtare. Kete pohim e ka bere dje politikani serb, Oliver Ivanovic, ne interviste per Radion Evropa e Lire.
Me shume se nje muaj pas pavaresise, Kosova eshte njohur nga 35 shtete dhe disa te tjera jane angazhuar ta njohin se shpejti. Nderkohe Serbia po kerkon publikisht ndarjen ne vija etnike. Si i komentoni ju keto zhvillime?
Edhe pse situata dhe ndonje veprim i mundshem i Serbise gjason sikurse Serbia synon ta ndaje Kosoven, kjo ende nuk eshte politike zyrtare. Madje, shumica ne Qeverine dhe Kuvendin e Serbise nuk e duan ndarjen si zgjidhje dhe ketu e kam fjalen per shumicen absolute. Prandaj, keto veprime, me shume i konsideroj si veprime reagimi ndaj nje gjeje, te cilen e konsiderojme si jo te ligjshme, pra fjalen e kam per pavaresine e Kosoves. Reagime te tilla jane pergjigje ndaj ketij veprimi, por edhe ndaj njohjeve te disa vendeve te Evropes dhe botes te pavaresise se Kosoves, te cilat nuk e ndihmojne ndryshimin e qendrimeve tona ne raport me kete pavaresi.
Keni thene, dite me pare, se lehte eshte te besh politike shoviniste serbe ne veriun e Mitrovices, por cmimin do ta paguajne serbet ne jugun e Kosoves. Kush qendron pas kesaj politike?
Padyshim se ne mesin e serbeve eshte i pranishem nje frustrim, per shkak te pavaresise se Kosoves dhe reagimet ndonjehere jane teper spontane dhe kaotike. Nuk eshte me rendesi kush qendron prapa kesaj politike; per mua eshte e rendesishme qe ne mesin e serbeve ekziston kjo pakenaqesi e madhe dhe ky frustrim dhe keto reagime thjesht duhet te kanalizohen nga ana e atyre qe jane pergjegjes, atyre qe jane ne pushtet.
Keni thene se pavaresia eshte vetem nje akt deklarativ dhe asgje me shume. Megjithate, pas ketij akti kane pasuar njohjet nga vendet me te fuqishme ne bote. E besoni ju realitetin e ri te krijuar ne Kosove?
Absolutisht. Ky qendrim, kjo shpallje e pavaresise nuk do te thote asgje me shume se nje deklarate. Asgje thelbesore nuk ka ndryshuar ne jeten e njerezve, qofte ne ate te shqiptareve apo te serbeve. Ne nuk e pranojme kete pavaresi, pavaresisht nga fakti nese ate e kane njohur 30 shtete. Mendoj se ky numer eshte larg shumices ne OKB dhe perderisa pavaresia e Kosoves nuk verifikohet nga Kombet e Bashkuara, nuk mund te llogaritet se Kosova eshte vertet vend i pavarur dhe sovran. Madje, sa i perket sovranitetit, mendoj se nuk do ta kete per nje kohe te gjate, sepse eshte pothuajse e sigurt se si nje shtet i panjohur nga OKB-ja, Kosova nuk mund te zhvillohet ekonomikisht dhe si e tille do te jete gjithmone jo stabel, e perfshire nga krimi i organizuar dhe nga te gjitha ato prej te cilave komuniteti nderkombetar eshte i shqetesuar.
Ish-ambasadori ne OKB, Richard Holbrooke, ka thene dite me pare se Serbia e ka humbur Kosoven pergjithmone, por mund ta humbe edhe Bashkimin Evropian pergjithmone. Si e shihni ju kete?
Mendoj se Serbia nuk e ka humbur Kosoven pergjithmone dhe e dyta, BE-ja dhe raporti me Kosoven nuk kane lidhje me njera-tjetren. Edhe Qiproja e ka humbur pjesen veriore perkohesisht, por, megjithate, eshte anetaresuar ne BE. Sipas meje, edhe Serbia, si teresi me Kosoven, do te pranohet ne BE ne 4-5 vitet e ardhshem. Mendoj se mund te ndodhe qe nese Serbia merr kete rruge, pas 4 apo 5 vjetesh, shqiptaret do te pyeten nese duan qe ne perberje te Serbise te jene anetare te BE-se, apo nese duan te mbeten ne kuader te nje ceshtjeje te pazgjidhur, si shtet i panjohur, jashte Bashkimit Evropian.
Qeveria e Kosoves po deklaron se do te ofroje kushte te avancuara per serbet, ne menyre qe te integrohen ne shoqerine kosovare. Cfare i ben serbet qe vertet te integrohen ne Kosoven e pavarur?
Mendoj se nuk ekziston ai cmim; thjesht, serbet nuk mund ta pranojne ate. Nuk mund ta paramendoj se cfare eshte ajo oferte, e cila mund ta binde nje serb qe ta pranoje pavaresine e Kosoves. Nje gje e ketille mendoj se tash nuk ekziston dhe as qe duhet bere perpjekje rreth kesaj. Serbet gjithmone do te mendojne se Kosova eshte pjese e Serbise. Kjo eshte e qarte dhe ne kete duhet te llogarisin edhe shqiptaret, edhe Evropa dhe pjesa tjeter e botes.
Pas trazirave te dhunshme, dite me pare, si eshte situata aktuale ne Mitrovice?
Eshte goxha e tensionuar, megjithese eshte e qete dhe nuk po ndodh asgje, por kjo qetesi dhe paqe eshte shume e brishte dhe kam frike se ndonje incident i cfaredo shkaku mund te nxise grumbullimin e njerezve ne rruge. Thjesht, ne rrenjen e gjithe kesaj ekziston nje pakenaqesi e pergjithshme, e thelle dhe fundamentale mbi statusin e Kosoves. Prandaj, bota dhe Evropa duhet te llogarisin ne kete dhe kam frike se me lehtesi e kane nisur kete aventure qe quhet pavaresi e Kosoves.
A ka disponim qe te pranohet misioni i BE-se ne Mitrovice, meqe ky mision deri tani eshte kundershtuar?
Ne aspektin formal, politik dhe ligjor, misioni EULEX nuk eshte i ligjshem. Ky mision eshte plotesisht nje interpretim joligjor dhe nje improvizim. EULEX mund te vije ne veri te Kosoves, vetem nese per te vendose Keshilli i Sigurimit dhe nje gje e tille nuk shoh se si mund te ndodhe.
Jeremic: Kosova te ndahet ne vija etnike
Kosova duhet te ndahet midis minoritetit serb dhe shumices shqiptare per te reduktuar tensionet, ka deklarua dje, ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic, ne Indonezi. Ai ndodhet ne Indonezi per te bere thirrje te kundershtoje pavaresine e Kosoves. Jeremic tha se Serbia do te dergoje kerkesen e saj ne Kombet e Bashkuara, qe Kosova te ndahet ne vija etnike. Sipas tij, ky propozim eshte menyre per te qetesuar situaten pas disa incidenteve te dhunshme qe nga shpallja e njeanshme e pavaresise se Kosoves.
OKB: Ndarja, nje iluzion
Qendrimi i OKB-se eshte shume i qarte, i ngjashem edhe me qendrimin e Grupit te Kontaktit, se nuk do te kete ndarje te Kosoves. Kete e siguroi dje ne Prishtine, zedhenesi i Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Aleksander Ivanko. Ne konferencen e rregullt me gazetare te KFOR-it, UNMIK-ut dhe policise, nder te tjera, u tha se hetimet per ngjarjet ne Mitrovice, ku u vra nje dhe u plagosen shume police nderkombetar, jane duke vazhduar ende.