PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Financat: Ligji me rekomandimet e nderkombetareve


E Premte, 28 Mars 2008

Ligji aktual per procedurat tatimore, i miratuar ne vitin 1998, ka pesuar ndryshime te pervitshme dhe shpeshhere jo koherente, te cilat e bejne ate jo te pershtatshem per perdorim. Nga ajo periudhe deri me sot jane bere ndryshime te medha ne standardet e ndryshme qe kane miratuar organizmat nderkombetare, lidhur me transparencen fiskale, permiresimin e klimes ndaj biznesi, luften kunder korrupsionit dhe evazionit, te cilat e bene te domosdoshem hartimin e nje ligji te ri. Drafti ne fjale eshte fryt i konsultave te zgjeruara me FMN, Komisionin e BE-se, GTZ-ne dhe diskutimeve te gjera me grupet e interesit duke reflektuar verejtjet dhe sugjerimet e tyre. Ai eshte diskutuar ne menyre publike me komunitetin e biznesit, ku jane dhene edhe verejtjet perkatese,te cilat jane analizuar nga grupi i eksperteve te perbashket dhe jane reflektuar ne draftin perfundimtar. Ekspertet ne Ministrine e Financave shpjeguan se drafti merr ne konsiderate realitetin shqiptar ne perputhje me standardet dhe rekomandimet qe kane bere organizmat nderkombetare, per te rritur transparencen dhe per te menjanuar evazionin dhe informalitetin, dukuri qe ende ekzistojne ne ekonomine shqiptare.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika