PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Biznesi: Projektligji i tatimeve, nje hap prapa


E Premte, 28 Mars 2008

Projektligji i per procedurat tatimore po kalon procesin e miratimit ne instancat parlamentare me kundershtine e forte te biznesit. Konfidustria shqiptare njoftoi dje se, duke marre shkak nga rendesia e vecante qe paraqet per bizneset shqiptare dhe ekonomine kombetare projektligji, nepermjet studimit te draftit me anetaret e saj dhe me studio profesionale ligjore veren me pergjegjesi dhe keqardhje se, projektligji per “procedurat tatimore” i paraqitur ne Kuvendin e Shqiperise perben nje hap prapa per sa i perket te drejtave te tatimpaguesit. Konfindustria thekson se, projektligji per procedurat tatimore eshte ligj baze qe duhet te respektoje me cdo kusht standardet e kerkuara nga BE. Aktualisht baza e re ligjore eshte duke u diskutuar ne komisionet parlamentare dhe me miratimin perfundimtar ploteson nje nga ligjet me te rendesishme qe rregullon marredheniet ndermjet administrates tatimore dhe subjekteve te biznesit. Sipas Konfindustrise, ligji i ri per procedurat tatimore le shteg per privatizimin e menaxhimit te funksioneve te administrates qendrore tatimore. Ne nenin 16 te projektligjit per procedurat tatimore i jepet e drejta Ministrit te Financave te nenkontraktoje subjekte private per permbushjen e funksioneve te percaktuara me ligj te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve. Konfindustria kerkon qe paragrafi 6, i nenit 16 te projektligjit per procedurat tatimore te mos miratohet nga Kuvendi i Shqiperise pa ju nenshtruar me pare nje studimi dhe debati te hapur dhe te thelluar publik per perfitimet dhe pasojat si edhe kohen me te pershtatshme te ndermarrjes se nje akti te tille. Kjo pike e projektit sipas organizates se biznesit, duhet pare ne hapesiren e pergjithshme te ndryshimeve te thella fiskale, qe po ndermerren ne vend, sikurse edhe duhet ballafaquar domosdoshmerisht me shembuj dhe pervojen e ngjashme te vendeve te Bashkimit Evropian.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika