Cmimi i larte i naftes, fitimi i ARMOS-s, 15 milione euro
E Premte, 28 Mars 2008
Blerina Hoxha
Kompania shteterore e nxjerrjes dhe perpunimit te naftes, ARMO, arriti vitin qe shkoi nje fitim prej 15 milione eurosh. Burimet brenda kompanise ia dedikojne normen e larte te fitimit rritjes se cmimit te naftes se prodhuar ne vend, e cila ndoqi koniunkturen e tregut nderkombetar. Fitimi i kompanise publike ARMO, ne vitin 2007, llogaritet ne 1,717 miliarde leke, kundrejt 307 milione lekeve te programuar, me nje tejkalim prej 1,410 miliarde leke. Si rezultat i kesaj situate ne buxhetin e shtetit u derdhen 3,461 miliarde leke, ose 42 milione USD, ndersa si detyrime te prapambetura per akcizen, ne vleren 352 milione leke. Gjithashtu, ARMO realizoi 100% detyrimet e sigurimeve shoqerore. Te ardhurat u realizuan ne vleren 14,837 milione leke, ose ne masen 107% nga programimi, ndersa shpenzimet rezultuan me realizim ne masen 96,8%, ku ndikimin kryesor e dha kompania kanadeze "Bankers Petroleum", e cila dha me pak nga programi 64.233 tone nafte. Nga ana tjeter kompania kanadeze e cila shfrytezon zonat kryesore naftembajtese ne vendin tone ka publikuar ne bilancin e saj te para disa diteve se i ka rritur me 19 per qind rezervat e saj naftes kryesisht nga prodhimi ne Shqiperi. Duke ndjekur cmimin sipas bursave nderkombetare te naftes, kompania nderhyri me ndryshime ne cmimin e tregtimit te nenprodukteve te naftes. Si rrjedhim, vetem nga eksportet e bitumit, naftes verxhine, solarit si dhe koksit, u siguruan te ardhura ne vlere totale prej rreth 33,4 milione USD. Cmimi i shitjes se naftes verxhine u rrit nga 500 USD per ton, ne fillim te vitit, ne 683.75 USD per ton ne fund te 2007-es. Ndersa cmimi i bitumit levizi nga 250 USD per ton, deri ne 290 USD per ton, per solarin ky cmim ndryshoi nga 250 USD per ton, ne 330 USD per ton dhe per koksin, nga 40 USD per ton, ne 60 USD per ton. Ndryshime pesoi dhe cmimi i gazoilit, qe tregtohet ne tregun vendas duke ndjekur kurben levizese te cmimit ne kete treg, ku tregtaret importues te tregut te shumices, ndikuan direkt ne kete treg. ARMO realizoi nje cmim mesatar te gazoilit ne 97 leke/liter, nga 84.2 leke/liter qe ishte programuar, duke mbajtur gjithsesi, cmime qene me te uleta se tregtaret e tjere ne tregun vendas. Vetem fitimi i ARMO-s gjate vitit 2007, krahasuar me vitin 2004, eshte 5 here me i larte, duke arritur ne 1 miliarde e 707 milione leke, kur vetem tre vjet me pare, ne 2004, fitimi arriti 365 milione leke. Tregu i karburanteve ne Shqiperi, zyrtarisht i liberalizuar, paraqet elementet e nje tregu spekulativ, ku me se shumti, cmimet nuk fiksohen sipas bursave, por sipas ujdive te grosisteve te importit te karburanteve. Nese permiresimi i cilesise se naftes shqiptare, do te shpejtohet nga ARMO, importuesit private, do te humbin nje pjese te tregut ne nje afat jo shume te larget. Gjate vitit 2008 kerkesa per nafte nuk pritet te rritet me ritme te larta per shkak te recensionit qe po perjeton ekonomia globale. Situata ne Shqiperi ka pak gjasa per ndryshim, pasi duke iu referuar tradites historike, grosistet e rrisin menjehere cmimin, kur ne tregun nderkombetar vlerat jane te larta, por nuk reagojne ne te njejten menyre kur cmimi ulet. Sipas Bankes se Shqiperise, "norma vjetore e rritjes se cmimit te naftes ne vend eshte me e larte sesa ajo e regjistruar ne tregun nderkombetar, gje qe deshmon per veprimin e faktoreve te tjere te brendshem mbi cmimin e naftes ne vend”. Por cfare po qendron pas konstatimeve? Autoriteti i Konkurrences ka filluar nje proces investigimi te thelluar per marreveshjet monopol ne tregun e energjise dhe gazoileve.
Prodhimi vendas dominon 25% te tregut
Kompania shteterore e naftes, ARMO ze rreth 25% te tregut te brendshem te tregtimit te karburanteve, ajo zoteron 100% te tregut per bitum, mazut etj., cka e ben me nxitese interesimin per ta blere ate. Nga ana tjeter, ne janar 2009, ne Shqiperi nuk do te lejohet tregtimi i gazoilit D2 per automjetet, per shkak te detyrimeve te anetaresimit ne BR, cka mbetet detyrim urgjent per bleresin e ri te ARMO-s, per te nderhyre me investime ne permiresimin e ketij treguesi cilesor. Arritja e nje synimi te tille ndikon ne rritjen e tregut me nje gazoil me cilesi te permiresuar, duke i dhene shansin ARMO-s qe te kthehet ne nje lojtar te forte ne tregun vendas. Dhe bashke me te, do te permiresoheshin akoma me tej financat e shoqerise, ndersa si ndikim mjaft pozitiv te rolit te saj ne treg, do te ishte ulja e varesise se vendit nga importi i karburanteve. Deri tani kane terhequr dokumentet e privatizimit mbi 15 kompani te huaja. Kompania publike e perpunimit te naftes ARMO, e cila brenda muajit qershor do te kaloje ne doren e privatit, ja ka dale qe te rrise interesimin e te huajve ne privatizim.