 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Abonete, vonesa edhe per prillin
E Premte, 28 Mars 2008
Luljeta Ndoka
Biletat e pajtimit mujor rrezikojne te shperndahen me vonese edhe per kete muaj. Dispecerite nuk jane perballur me flukse njerezish, edhe pse normalisht sipas rregullores ato shperndahen cdo date 27, per muajin pasardhes. Sekretari i Pergjithshem i Shoqates se Transportit Qytetes, Kujtim Hyka, thote se mbase ato do te shperndahen gjate dites se sotme. Megjithate, asgje nuk eshte e sigurt. Kjo, per faktin se tradita ka treguar se, nese nuk shperndahen ne kete date, ato shperndahen me shume dite vonese. Ne fakt, pergjegjesia per shtypjen dhe prodhimin e aboneve eshte pikerisht e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, e cila duhet te kujdeset qe gjithcka te jete gati ne kohe, ndersa nuk duhet te mbeten jashte vemendjes as elementet e sigurise, per te shmangur abuzimet.
Priten vonesa
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, pritet qe t’i pergatise keto abone brenda javes se ardhshme. Por, operatoret kane per detyrim qe te kujdesen per shtypjen e aboneve dhe pergatitjen e tyre me date 27 te cdo muaji, te vlefshme per muajin pasardhes. Megjithate, dje nuk behej fjale qe ato te ishin gati, e rrjedhimisht, edhe te shperndaheshin. Keshtu, dispecerite nuk kane funksionuar dje, edhe pse pritej fluks i madh njerezish per bileta mujore te transportit urban. Kesisoj, mospergatitja e aboneve gjate dites se djeshme paralajmeron vonesa te theksuara, te cilat sigurisht qe do te reflektohen ne xhepin e qytetareve. Sidomos te atyre qe udhetojne shume gjate dites me autobuse urbane.
Reagimet
Sipas disa burimeve nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, shkak per vonesat jane bere elementet e sigurise qe specialistet po marrin. “Abonete e asnje bashkie, s’duhet te ngjajne me ato te ndonje bashkie tjeter”, thone keto burime. Kesisoj, Drejtoria e Tatimeve po mundohet te korrigjoje gabimin e muajit te kaluar, kur lejoi Bashkine e Kamzes te nxirrte ne shitje abone me te njejten ngjyre si te Bashkise se Tiranes. Drejtoria e Tatimeve ia dha te drejten e shitjes dhe shperndarjes se aboneve subjektit “Shpresa-Al”, edhe pse ajo kryen transport rreth-qytetes dhe nuk shpenzon asnje lek per nje gje te tille. Abonete mesohet se prodhohen nga shtypshkronja “Vlera”, e cila duhet domosdoshmerisht qe ne ekstremin e djathte te formatit te vendose emertimin e bashkise perkatese. Bashkia e Tiranes ka deklaruar dje se nuk ka pse te shqetesohet ne lidhje me pergjegjesine per vonesat e aboneve. “I takon Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve qe te merret me shtypjen dhe prodhimin e biletave te pajtimit mujor”, thone burime nga Bashkia e Tiranes. Qe ne nentor te vitit 2007, kur ndodhi “incidenti” i pare me kartat e pajtimit mujor per transportin urban, vonesat e tyre u kthyen ne tradite. Te gjithe pergjegjesit ua hidhnin fajin njeri-tjetrit, ndersa vetem per qytetaret nuk do t’ia dije askush. Keshtu, edhe pse abonete shperndaheshin disa dite me vonese (madje edhe nje jave), askush nuk ua ka rimbursuar qytetareve abonete, duke siguruar fitime te shumta. Fitimet jane akoma me te medha ne adrese te fatorinove, te cilet nje bilete e sheshin 40 leke. Ne fakt, ata e shesin 20 leke te rinj, por pervec biletes, u japin qytetareve edhe kunderbileta, duke ia shitur keshtu te dyja pjeset asaj.
Precedenti
Kaosi me abonete po kthehet ne tradite
Kaosi i krijuar me abonete e muajit mars do te mbetet gjate ne mendjen e kryeqytetasve. Kjo, sepse ato u shperndane me mjaft dite vonese, si dhe bene qe te lulezonte tregu i zi. Ne fakt, Kujtim Hyka, sekretari i Pergjithshem i SHKTQ-se ka sqaruar se abonete u bene gati qe me 27 shkurt te ketij viti. Megjithate, erdhen per shkak te abuzimeve me to. Keshtu, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve (DPT) ka planifikuar dhe shperndare abone mujore per shoqerine qe kryen transport rreth-qytetas “Shpresa-AL”, me seli ne Kamze. Pervec faktit se abone mujore mund te shperndaje vetem ato shoqeri qe kryejne transport urban dhe jo rreth-qytetas, drejtoria e Tatimeve, keto abone i prodhoi me te njejten ngjyre me ato te Bashkise Tirane. Ky ka qene shkaku se pse ndodhen vonesa dhe se Shoqates Kombetare te Transportit Qytetes, iu desh te hidhte ne treg abone me elemente me te shumte sigurie. SHKTQ ka pohuar se i jane shkaktuar mjaft deme per shkak te abuzimeve, megjithate, demi i vertete duket se u eshte shkaktuar qytetareve, te cilet i blene abonete edhe pse me disa dite vonese. Madje shume prej tyre i blene me 1 mije leke ne treg te zi.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Matura, si do kontrollohen nxenesit
- Rimbursimi, shtohen 25 ilace te reja
- Matura, pergjysmohet testi
- Dojani: Burgjet, te mbipopulluara, gjyqtaret te nxituar ne vendime
- Shendeti Publik: Probleme ne ujin e pijshem
- Aleancistet bllokojne rrugen, shoqerohen ne polici
- Universitetet, mes te rinjve shqiptare ne Gjermani
- Riciklimi i mbetjeve, lende e re ne shkolla
- Cdo maturant kod te vecante regjistrimi
- Mesuesit e rinj ngelin ne klase
- Privatizimet e dyshimta, minatoret ne proteste
- Fluksi i Pashkeve, greket garantojne rregull
- Zbutet vera, sivjet me e fresket
- Dalin ne treg abonete e prillit
- QSUT, depot e ilaceve kthehen ne lokale
|
|