Denoncon vjedhjen e makinave, akuzohet per trafik
E Premte, 28 Mars 2008
Elbasan - Ka denoncuar ne polici humbjen e dy automjeteve te blera ne Angli, por akuzohet per trafikim te mjeteve motorike. Policia e Elbasanit ka arrestuar 29-vjecarin Gentian Shehaj me banim ne lagjen “Emin Matraxhiu”, pasi akuzohet se ka trafikuar per qellime perfitimi automjetin e tipit “Jaguar” me targe YG 05 TPU, me numer shasie SAJAH521956E8908, i cili eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale si dhe mjetin tip BMW 525, me targe W814 ABT, per te cilin po punohet per ta gjetur. Sipas policise, keto dy mjete 29-vjecari i ka blere ne Angli, pasi rezulton te jete rezident ne ate vend dhe pas sjelljes ne Shqiperi i ka denoncuar te humbura ne Angli. F.S.