 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Ushtaraket: Pensionet, me 31 mars fillojne protestat
E Premte, 28 Mars 2008
Ish-ushtaraket rinisin protestat me 31 mars. Kryetari i Shoqates se Ushtarakeve ne Rezerve, Mehdi Pogaci, tha dje per gazeten se brenda ketij muaji, shoqata do te organizoje protesta masive ne vend per perfitimin e pensioneve sic u takon. “Sot do te zhvillojme nje mbledhje te gjere te shoqates, ku do te percaktojme nisjen e protestave ne vend, per mohimin e pensioneve tona”, tha Pogaci. Sipas tij, shoqata kete here do te organizoje mbledhjen e te gjithe ish-ushtarakeve nga tere rrethet e vendit per te dale ne protesta masive per pensionet e tyre, qe jane lene pas dore nga qeveria. “Deri me sot nuk kemi marre asnje qindarke nga ato cfare nga premtoi qeveria nder vite. Perkundrazi, nuk kemi marre as nje rritje ne pensionet tona. Ndaj, do te dalim ne protesta”, vijoi kreu i shoqates. Sipas Pogacit, protestat do te nisin me 31 mars, por do te vijojne derisa ish-ushtaraket te mund te perfitojne ate qe u takon. Strategjia e protestes, organizimi ne detaje i saj do te diskutohet dhe vendoset ne mbledhjen e sotme te shoqates. Ish-ushtaraket ne rezerve kerkojne nga qeveria qe te kaloje projektligjin e tyre per pensionet suplementare. Kohe me pare, ne qeveri u dorezua nga Ministria e Mbrojtjes nje projekt posacerisht per ta, por qe nuk mundi te marre aprovimin e Keshillit te Ministrave, pasi fatura e perballimit ishte shume e shtrenjte. Projekti iu kthye ministrise per rishikim dhe mundesisht ulje te shpenzimeve per kete kategori. Ne ndryshimet e bera ne projektligjin e mbetur pezull, parashikohej qe masa e pensionit te parakohshem per ish-ushtaraket te ishte 50% e pages referuese te tij. Nderkohe, per cdo vit tjeter te vjetersise ne sherbim, masa e pensionit shtohet 2 per qind te pages referuese. Prej nje viti ka dale nje vendim i Gjykates Kushtetuese per pensionet suplementare te ish-ushtarakeve dhe nuk eshte zbatuar. Sipas ketij vendimi, ushtarakeve ne rezerve dhe ne lirim duhet t’ju rritet pensioni. Deri me sot jane bere dy skema te pensioneve. Per shqyrtimin e tyre jane ngritur dy grupe pune, nje ne Ministrin e Mbrojtjes dhe tjetri ne ate te Financave. R.Rapushi
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Matura, si do kontrollohen nxenesit
- Rimbursimi, shtohen 25 ilace te reja
- Matura, pergjysmohet testi
- Dojani: Burgjet, te mbipopulluara, gjyqtaret te nxituar ne vendime
- Shendeti Publik: Probleme ne ujin e pijshem
- Aleancistet bllokojne rrugen, shoqerohen ne polici
- Universitetet, mes te rinjve shqiptare ne Gjermani
- Riciklimi i mbetjeve, lende e re ne shkolla
- Cdo maturant kod te vecante regjistrimi
- Mesuesit e rinj ngelin ne klase
- Privatizimet e dyshimta, minatoret ne proteste
- Fluksi i Pashkeve, greket garantojne rregull
- Zbutet vera, sivjet me e fresket
- Dalin ne treg abonete e prillit
- QSUT, depot e ilaceve kthehen ne lokale
|
|