PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Qeveria i heq pushtetit vendor tarifat e ujit


E Premte, 28 Mars 2008

Enti Rregullator i Ujit do te percaktoje tani tarifat e ujit per qytetaret. Vendimi u mor diten e djeshme ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave, edhe shtimit te kompetencave te ketij enti. Kryeministri Berisha deklaroi se me pare tarifat e ujit i vendosnin bashkite dhe komunat ne vend. Sipas kreut te qeverise, ky ndryshim erdhi per shkak se percaktimi i tarifave te ujit nga pushteti vendor nuk funksionoi.

“Ky projektligj perben nje tjeter zhvillim pozitiv, duke i dhene ketij enti nje nga funksionet me te rendesishme qe kane entet e fushave te ndryshme, percaktimin e tarifave. Ky funksion i ishte lene pushtetit vendor, por faktikisht nuk funksionoi”, deklaroi Berisha ne mbledhjen e pasdites se Keshillit te Ministrave. Kuadri ligjor per Entin Rregullator te Ujit pesoi dje ndryshime edhe ne funksione te tjera te tij.

Nderkohe qe vetem pak muaj me pare eshte percaktuar qe familjet jane kategoria qe do te perfitojne me shume nga tarifat e reja te vendosura nga qeveria per ujin. Keshtu, sipas vendimit te miratuar ne qeveri ne fillim te vitit, familjaret do te paguajne vetem 1,1 leke per m3 uje. Nga ana tjeter njesite tregtare do te paguajne ujin me 35 leke per m3 dhe ata qe disponojne nje pishine me 40 leke per m3. Po keshtu, tarifa per ujin e ambalazhuar te jete 20 leke per m3 dhe per pijet alkoolike dhe joalkoolike 2 leke per m3. Ne lidhje me vendimin e djeshem, Kryeministri Berisha theksoi se tarifa e perdorimit te ujit ne shume raste eshte nen 1 euro, ne disa raste te tjera dalin mbi nje euro, por mesatarja e tyre eshte 1 euro. Sipas tij, ky vendim do te ndikoj ne rritjen e te ardhura nga ky sektor. “Vendimi, me percaktimin e tarifave per perdorimin e ujit, ka si qellim te vleresoje ekonomikisht ujin, kete pasuri kombetare, me synim zhvillimin e bizneseve te lidhura me te dhe disiplinimin e perdorimit te tij, duke i pajisur subjektet, qe zhvillojne keto biznese, me leje perdorimi ose koncesionare, gje qe do te ndikoje dukshem ne rritjen e te ardhurave nga ky sektor”, theksoi Berisha ne lidhje me tarifat e reja per ujin.

F.Mejdini








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika