PDK: Bashkia e Tiranes i dha Delijorgjit sheshe ndertimi
E Premte, 28 Mars 2008
Partia Demokristiane kerkon qe deputetet e opozites dhe ata te mazhorances qe kane qene te perzier ne pazare dhe tregti armesh me Mihal Delijorgjin. Ne nje konference per shtyp perfaqesuesi i PDK-se, Zef Bushati, u beri thirrje te gjithe deputeteve te perzier ne aferat e korrupsionit te armeve te linin imunitetin, duke i hapur rrugen drejtesise per hetim.
“PDK kerkon qe drejtuesit socialiste ne qeverisje gjate kesaj periudhe te cilet kishin lidhje direkt me tregtine e armeve, e deri tek ata drejtues te qeverisjes se mazhorances aktuale qe vijuan kete lloj tregtie te dorezojne cdo lloj imuniteti qe i mbron ata para ligjit dhe te deshmojne ne prokurori per zbardhjen e shkaqeve qe cuan ne kete tragjedi”, deklaroi Bushati ne nje konference per shtyp ne lidhje me tragjedine e Gerdecit. Por zv/ministri i Integrimit la te kuptohej se ne afera korruptime me Mihal Delijorgjin ishte i perzier edhe kreu i Partise Socialiste, njekohesisht kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama. Sipas Bushatit, perfaqesuesit e Bashkise se Tiranes i ka siguruar privilegje, duke i dhene sheshe ndertimi. “Ne kerkojme qe drejtuesit me te larte te Bashkise se Tiranes te cilet rezultojne se kane lidhje me Delijorgjin duke i krijuar privilegje per te marre sheshet e ndertimit te zhvishen nga demagogjite boshe e te paraqiten ne prokurori per te ndihmuar ne zbardhjen e ketij procesi”, deklaroi Bushati ne fjalen e tij. Nga ana tjeter PDK i ben thirrje Prokurorise se Pergjithshme, Sherbimit Informativ Shteteror, Sherbimit Informativ Ushtarak dhe te gjitha strukturave te tjera qe kane lidhje ngjarjen e Gerdecit te analizojne me pergjegjesi indiferencen per parandalimin e kontrabandes se armeve e cila coi vendin drejt tragjedise se Gerdecit. Po keshtu PDK vleresoi punen e Ministrise se Shendetesise ne perballimin e situates se Gerdecit dhe nje vleresim i vecante ne fjalen e Bushatit erdhi per mjeket dhe infermieret qe kuruan te semuret, duke e quajtur punen e tyre te shkelqyer. Po keshtu ne deklarate u theksua edhe roli i mediave ne tragjedine qe preku Gerdecin me 15 mars, duke u theksuar se puna e tyre ne trajtimin e ngjarjes ishte profesionale dhe e admirueshme.
F.Mejdini