Rama: Berisha pergojon SHBA-ne
E Premte, 28 Mars 2008
Oli Xhilaga
“Ndjehem vertet shume keq, qe sot Shqiperia ka dale ne faqen e pare te NYT dhe te HT per nje zullum te turpshem, qe duhet ta paguajne moralisht e ligjerisht ata, qe e kane gatuar, duke filluar nga Kryeministri yne!”. Kjo ishte gjuha e zgjedhur nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, pas publikimit ne keto dy gazeta, nder me prestigjiozet ne bote, te fakteve te perfshirjes se Shqiperise zyrtare ne nje trafik armesh. Keshtu, duke mos munguar dhe kundervenia e kreut te selise roze, pas reagimeve te ardhura nga perfaqesues te te gjitha partive opozitar, kampi i majte dhe pergjate dites se djeshme eshte shfaqur unik ne kerkesen per largimin e Kryeministrit Sali Berisha dhe te te gjithe pergjegjesve per tragjedine e Gerdecit. Nderkohe, kryetari Rama, duke preferuar qe ne gjithe fjalen e tij te shpreh keqardhje per nje publikim te tille, e sidomos per imazhin e vendit, vecoi se “ndjehem keq qe qeveria e nje populli qe e sheh SHBA-ne si aleat te ngushte e mik, ka menaxhuar nje marredhenie te tille, ku Kryeministri pergojon kontratat e partneritetit mes dy shteteve per te mbuluar nje trafik armesh qe nuk ka lidhje me shtetin dhe ligjin”.
Qendrimi
Njekohesisht, referuar reagimit te vete Kryeministrit Berisha, lidhur me artikullin e NYT, kryetari Rama nenvizoi se “ndjehem vertet shume keq, qe sot Kryeministri i vendit tone, e te femijeve tane, ka akuzuar NYT me gjuhen, qe diktatura e deri djeshme komuniste akuzonte boten e lire dhe burimet e saj te lirise se informimit, per mbrojtje te interesave te armiqve te Shqiperise e te procesit te integrimit te vendit tone ne NATO, madje zoti Kryeminister ka shkruar edhe me larg, e ka akuzuar NYT si te kapur nga mafia. duke na mbuluar me turp ne te gjitheve, qe kemi per Kryeminister nje personazh te kapur ne flagrance nga nje investigim nderkombetar e qe ka paturpesine te akuzoje si mafioze hetuesit e tij, gazetare te nje gazete, qe eshte bere e famshme per betejat e saj me pushtetet okulte”. Sipas tij, pas publikimit te ketyre fakteve, opozita dhe te gjithe shqiptaret kerkojne sot me plot te drejte, zbardhjen e plote te nje krimi shteteror, qe pasi mori dhjetera jete njerezish shkaterroi qindra familje e shtepi dhe demtoi mijera banesa e biznese, po i merr erzin atdheut tone ne syte e te gjithe opinionit publik nderkombetar.
Kerkesa
Gjithashtu, per kreun e selise roze artikulli i gazetes amerikane shihet nje arsye me shume per te kerkuar doreheqjen dhe dorezimin e imunitetit te Berishes. Ju nuk jeni i pandehuri i opozites, po i qeverisjes suaj me duar te pista. Ju jeni i pandehuri i nje investigimi te kryer prej nje fuqie madhore te pushtetit te katert, e cila ju kujtoj nuk ka te regjistruar asnje gjyq te humbur per shpifje ne historine e saj legjendare. Per kete arsye, ju perseris kerkesen qe te largoheni nga ajo detyre per t’i kursyer Shqiperise koston e jashtezakonshme te vazhdimit te kesaj qeverisjeje te turpshme”, apeloi Rama, gjate fjales se tij. Nderkohe qe kerkesen e tij per te lene imunitetin e tij, Kryeministri Berisha, kryetari i PS-se e bazoi pikerisht ne deklaraten e kahershme te Kryeministrit per te dorezuar mandatin e deputetit sa here te jete e nevojshme.
“Ndjehem vertet shume keq, qe sot Shqiperia e femijeve tane dhe atyre, qe u sakrifikuan per lirine e demokracine e saj, ka dale ne faqen e pare te NYT dhe te HT per nje zullum te turpshem, qe duhet ta paguaje Kryeministri yne, i cili duhet te largohet ne menyre te menjehershme dhe te dorezoje imunitetin per t’u pergjigjur para drejtesise”