Haxhinasto: Berisha po kthehet ne filozofine e goditjes se medias
E Premte, 28 Mars 2008
Levizja Socialiste per Integrim e vleresoi qendrimin e Kryeministrit Berisha nga gazetes “The Nee York Times”, si nje rikthim ne politiken e tij te goditjes se medias. Kryetari i Komitetit Drejtues te LSI-se, Edmond Haxhinasto, ndalur ne artikullin e kesaj gazete ku flitej qarte per implikimin e zyrtareve te larte te shtetit shqiptar ne nje trafik armesh vuri ne dukje se “raporti i kesaj gazete konfirmoi se tashme tentakulat e Gerdecit jane pjese e nje rrjeti dhe nje afere te madhe nderkombetare te trafikut te armeve dhe se ato kane cenuar rende imazhin nderkombetar te Shqiperise”. Sipas tij, Gerdeci si tragjedi e madhe njerezore, pasoje direkt e babezise se madhe te kesaj qeverie per fitime te paligjshme, nxori ne pah edhe aferen e trafikut te armeve, qe komprometon rende edhe kontributin kaq te vyer te Shqiperise per paqen dhe luften kunder terrorizmit. Njekohesisht, referuar dhe reagimit te mbajtur nga vete Kryeministri Berisha mbi kete artikull, Haxhinasto nenvizoi se “me sulmin e sotem ndaj NYT, Kryeministri po realizon nje kthim ne filozofine e tij te viteve me pare, filozofine e goditjes, djegies dhe burgosjes se medias, se cdo media qe guxon te thote te verteten eshte e lidhur me mafian”. Per kete arsye, Haxhinasto, duke folur ne emer te LSI-se, vleresoi faktin se “zotit Berisha tashme nuk i ka mbetur asnje arsye politike, ligjore apo morale per te qeverisur shqiptaret”. Perfaqesuesit e Levizjes Socialiste per Integrim ka kohe qe jane treguar te ashper ne drejtim te kryeministrit Berisha dhe qeverise se drejtuar prej tij, duke kerkuar ne menyre vazhdueshme doreheqjen. Duke e etiketuar si pergjegjesin kryesor te tragjedise se Gerdecit, ku kane humbur jeten deri me tani 24 persona dhe jane plagosur mbi 300 te tjere, jane prishur me qindra shtepi dhe traumatizuar me qindra banore, LSI kerkon largimin e menjehershem te Berishes dhe dorezimin e tij ne Prokurori.
O.Xhilaga