PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Topalli: Ka ardhur koha e gruas


E Premte, 28 Mars 2008

Ka ardhur koha e gruas dhe burrat duhet ta kuptojne kete!. Keshtu u shpreh dje Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ne nje tryeze te rrumbullaket, organizuar me rastin e muajit te historise se grave nga ambasada e SHBA ne Tirane. Topalli theksoi se eshte e nevojshme te arrihet barazia gjinore kudo, ne arsim, drejtesi, mjekesi e shume fusha. “Pjesemarrja e gruas ne vendimmarrje kushtezohet edhe nga infrastruktura sociale. Qeveria dhe Kuvendi jane seriozisht te angazhuar per ta lehtesuar angazhimin e gruas ne nivelet me te larta te vendimmarrjes”, tha Topalli. Nga ana e tij, ambasadori amerikan, Uithers, ne Shqiperi e cilesoi shume te rendesishem rolin e grave pergjate historise. “Jemi ketu, per te hedhur ide dhe diskutuar mbi fuqizimin e rolit te gruas dhe le te imagjinojme nje kohe kur nuk do te kete me dhune ne familje, kur gruaja do te kete pavaresi ekonomike, per nje kohe ku barazia gjinore do te jete reale”, tha ai. Kryetarja e Kuvendit falenderoi ambasadorin Uithers dhe ambasaden e SHBA-ve per ndjeshmerine ne promovimin e dhenies se shanseve te barabarta per grate si dhe per mbeshtetjen ne fushaten kunder dhunes ne familje.

R.R










Komento artikullin | Shiko komentet (7 komente)
Te Tjera nga rubrika