Durres, hetim ne pika te tjera demontimi
E Premte, 28 Mars 2008
Prokuroria e rrethit te Durresit po heton edhe ne lidhje me nje proces te demontimit te municioneve te kryera prane nje kazerme ushtrie ne fshatin Romanat, te rrethit te Durresit. Burime nga organi i akuzes ne Durres bejne te ditur se ne nje repart ushtarak prane ketij fshati dyshohet se jane instaluar pajisje per zberthimin e predhave e fishekeve, te ngjashme me ato te Gerdecit. Te njejtat burime bejne te ditur se dyshohet qe nje aktivitet i tille te jete kryer prane pikes se bllokimit te automjeteve ne Rrashbull, e cila ruhet nga ushtria, ne ambientet e firmes “Perparimi”, ne Shkozet te Durresit, prone e Mihal Delijorgjit, si dhe ne nje repart ushtarak ne lagjen periferike te Spitalles.
K.J