PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Diber, femijet mbledhin gezhoja


E Premte, 28 Mars 2008

Aleksander Ndoja

Ngjarja e rende e Gerdecit ka alarmuar strukturat me te larta te pushtetit vendor te Qarkut Diber. Qindra femije ne zonen armembajtese te Qafe-Shtames e Komsise ne zonen e Matit, jane ne rrezik serioz per jeten, pasi prej kohesh ata punojne per te demontuar predha, te cilat jane ne meshire te fatit, me qellim qe gezhojat te shiten ne tregun privat. Nje pohim i tille alarmant ka dale nga prefekti i Qarkut te Dibres, Xhafer Seiti, i cili shprehu shqetesimin e institucionit qe ai perfaqeson. Nje situate e tille e rende eshte evidentuar pas ngjarjes tragjike te Gerdecit. Edhe ne keto zona femije te vegjel u jane rikthyer municioneve, per te nxjerr prej tyre perfitime nga shitja e gezhoja prej bakri apo bronzi. Prononcimin e tij Seiti e deklaroi per mediat, duke vleresuar faktin se nje nisme e tille investiguese per situaten e armeve dhe municioneve ka nisur menjehere pasi Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka urdheruar te gjitha prefekturat ne vend qe ato te evidentojne problemet qe jane krijuar ne depot e municioneve.

FEMIJE TE PUNESUAR

Sipas prefektit ne Qarkun e Dibres jane dislokuar nder vite sasi te medha armesh e municionesh. Ditet e fundit ne te gjitha depot dhe tunelet ku jane magazinuar ato eshte ushtruar kontroll. Por, shqetesimi kryesor per prefektin e Qarkut te Dibres eshte fakti se edhe pas tragjedise se rende, ku humben jeten shume banore te fshatit Gerdec, femije te vegjel vazhdojne te zberthejne predhat e municioneve te artilerise se rende, duke rrezikuar seriozisht jeten e tyre. Me shqetesuese situata paraqitet ne komunen e Komesise ne rrethin e Matit. Duke iu referuar informacioneve qe prefekti ka siguruar per tunelet e Selites ne Qafe-Shtame dhe poligonin e Pyllit te Kadiut, prefekti jep alarmin dhe kerkon ndihmen e popullsise per ndaljen e kesaj tregtie te paligjshme qe merr jete njerezish te pafajshem.

RREZIKU

“Ne kemi kerkuar te sigurohen te gjitha depot e tunelet ushtarake, nenvizoi prefekti i Dibres. Synojme te pengojme njerezit te futen ne keto tunele ku rreziku eshte i madh. Kemi kerkuar dhe vazhdojme te kerkojme qe komuniteti te na ndihmoje qe femijet te mos shkojne ne tunelet ku jane strehuar municionet e artilerise. Jemi informuar, tha Seiti, se edhe ditet e fundit femije te vegjel mbledhin gezhoja ne afersi te depove e magazinave ushtarake. Kjo, sipas gjykimit tone, eshte e papranueshme dhe e pafalshme. Do te kerkojme dhe ndihmen e komunes Komesi qe raste si ato te vitit 1997 ne Selixe, apo si ajo e 15 marsit 2008 ne Gerdec, te mos perseriten”, perfundoi prefekti i Qarkut te Dibres, Xhafer Seiti. Burime te besueshme informacioni sqarojne se ne rrethin e Matit jane ende gjendje ne tunelet e Macukullit dhe depot e Pyllit te Kadiut dhe Mollzave mbi 11 tone municione luftarake dhe nje sasi e madhe tritoli. Po ashtu ne afersi te tuneleve te Qafe-Shtames gjenden predha te artilerise se rende te shperndara ne nje siperfaqe te madhe.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika