Majko: Tani dihet se kush eshte mafia
E Premte, 28 Mars 2008
“Gazeta me e lexuar nderkombetare, citon ne emrin e nje biznesmeni, i cili thote se biznesi ne Shqiperi, po te shkosh me siper shkon te Kryeministri dhe tek i biri tij. Ju siguroj qe mendohet gjate per te cituar ne kete menyre ne gojen e dikujt per nje Kryeminister te nje vendi qe aspiron te jete vend anetar i NATO-s. Ne kete parlament ke thene se ke pasur leterkembim per kete ceshtje me gazeten ne fjale. Na the ketu se ky eshte nje manipulim i mafies se vogel shqiptare. I bie qe “New York Times” paska besuar mafien dhe nuk te ka besuar ty. Tani mua me duket se “New York Times” ka kuptuar se kush eshte mafia”.