PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Tregtia e armeve, sherr ne Kuvend


E Premte, 28 Mars 2008

Rozeta Rapushi

Opozita kerkon largimin e Kryeministrit Sali Berisha e qeverise se tij per tragjedine e Gerdecit, kete here duke shtuar se nxiu imazhin e vendit me trafikun e armeve. Shkak per vijimin e sherrit te ashper ne seancen e djeshme plenare, sherbeu nje artikull i botuar ne gazeten njujorkeze, “New York Times”, ku Shqiperia klasifikohet si nje vend qe trafikon arme. “Sot ne te gjithe ekranet e botes, te te gjithe perdoruesve te internetit ne bote, Shqiperia tregohet si nje vend qe trafikon arme, dhe me ke? Sipas artikullit te “New York Times” i kemi shitur arme nje 22-vjecari, i cili ngjan me nje gangster sesa me nje biznesmen, per me teper amerikan, sic Kryeministri yne na e prezantoi”, akuzoi ne seance nenkryetari i Grupit parlamentar socialist, Erion Brace. Por Kryeministri pergenjeshtroi cdo fjale, duke deklaruar se jane vetem shpifje e mashtrime. “Mos bini viktime per te demtuar integrimin ne NATO. Nuk po beni gje tjeter vecse te perdorni tragjedine per karrige”, replikoi Kryeministri ne salle. Berisha u shpreh i gatshem t’i veje ne dispozicion deputeteve te majte, dokumente per te vertetuar se nuk behet fjale per trafik armesh, perkundrazi per tender te rregullt per shitjen e armeve. Ne te njejten kohe Berisha, duke kembengulur edhe njehere ne rregullsine e kesaj tregtie, eshte shprehur se kontrata ka qene me nje kompani serioze amerikane. Por, nga ana tjeter, Brace, duke u bazuar ne artikullin e botuar dje, u shpreh se qeveria akuzohet per kete trafik armesh edhe nga vete 22-vjecari deshmitar. “Citohet Kryeministri i vendit, ministri i Mbrojtjes e drejtori i MEICO. Citohen nje sere zyrtaresh te tjere, te cilet jane perfshire ne trafik, te cilet kane nxjerre perfitime nga ky trafik. Dhe e dini si quhen? “Qen - thuhet ne kete gazete - qe kane dale nga zinxhiret”, vijoi Brace. Sipas tij, zyrtaret jane joshur nga miliardat e biznesit te vdekjes ne Gerdec. Nenkryetari i Grupit socialist akuzoi se kjo eshte njolla me e zeze qe Shqiperia ka marre ndonjehere e per kete Berisha duhet te pergjigjet se kujt ja ka shitur municionet dhe si eshte marre me firmen e 22-vjecari emri i te cilit ndodhet ne listen e zeze. Ne replike te socialistit, Kryeministri shtoi se shitja e armeve ne Afganistan ka qene e ligjshme, dhe vete Pentagoni e certifikon nje gje te tille. Sipas Berishes, fjalet ne to nuk jane vecse trillime e sajime te paverteta e te pabazuara te prodhuara nga “Erionet”, sic i quajti ai. “Mos u merrni me to. Sulmoni me te verteta e jo me mashtrime se po perdorni si strategji kunder integrimit”, vijoi Berisha. Perreth dy ore, deputetet e majte nuk pranuan rend dite tjeter, vec ngjarjes se Gerdecit. Socialisti Pandeli Majko kerkoi largimin e menjehershem te Kryeministrit per t’i hapur rruge drejtesise per hetime. Sipas Majkos, cdo kryeminister ne bote do ishte larguar pas shkrimeve te tilla. “Je si nje predhe qe me mire te cmontohet sesa te plase”, tha Majko. Kerkesa per largimin e Berishes u bene dje e nga Valentina Leskaj e Ndre Legisi. “Mos e trajtoni si nje gje te zakonshme. Duhet te jepni sqarime per trafikun e armeve”, tha kryetarja e Grupit socialist Valentina Lekaj. Po keshtu e deputeti i LSI, Ndre Legisi, u shpreh se qeveria duhet te mbaje pergjegjesi per nxitjen e korrupsionit e trafiqeve te paligjshme. Debati nuk u lejua te vijoje me gjate nga Kryetarja Jozefina Topalli, e cila ju beri te ditur deputeteve se ne konferencen e kryetareve u vendos vetem per nje ore. “Keni te drejte qe te vazhdoni diten e ardhshme. Perseri mund ta shtyjme, beni mocion, beni cfare te deshironi ju. Por jashte rregullave dhe nje deformim total te kalendarit nuk mund ta lejoj”, tha Kryetarja Topalli, e cila ne fund ka mbyllur dhe debatin ne lidhje me tragjedine e Gerdecit.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika