 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Gerdeci, ku jane marre parate
E Premte, 28 Mars 2008
Fatjona Mejdini
Kryeministri Berisha zbardhi ne mbledhjen e djeshme te qeverise edhe se nga ishin planifikuar te shkeputeshin fondet, qe do te perdoren per te demshperblyer banoret, te cileve iu shkaktoi deme tragjedia e 15 marsit. Keshtu, qeveria nuk do ta paguaje te gjithe shumen e akorduar per banoret e Gerdecit nga financat e buxhetit te shtetit. Nga shuma e pergjithshme prej afersisht 1,6 miliarde lekesh qe do te shkoje per familjet qe preku tragjedia e Gerdecit, nje pjese e kesaj shume do te hiqet nga dhurimet e derdhura ne llogarite bankare per kete tragjedi. Keshtu, sipas vendimit te djeshem te Keshillit te Ministrave, 150 milione leke nga kjo shume do te perdoren nga dhurimet qe subjekte te ndryshme kane depozituar ne numrat e llogarise te hapura nga qeveria per kete ceshtje. Ne vendimin e marre dje nga qeveria theksohet gjithashtu se 800 milione leke per te demshperblyer banoret do te perdoren nga fondi rezerve i Keshillit te Ministrave. Ne te njejten kohe, eshte parashikuar qe pjesa tjeter prej 622 milione lekesh te merret nga fondi i kontigjences i buxhetit te shtetit.
Por ne vendimin e miratuar nga qeveria theksohet se shuma qe do te perdoret nga dhurimet per te kompensuar fondin prej afersisht 1,6 miliarde mund te shtohet edhe pertej shifres se 150 milione lekesh.
“Donacionet e grumbulluara mbi shumen e percaktuar ne kete projekt do te rimbursojne ne te njejten mase fondin e kontigjences te perdorur per kete qellim”, theksohet ne relacionin e vendimit te Keshillit te Ministrave. Ne draftin e miratuar dje nga ministrat percaktohet edhe menyra se si banoret e zones qe ndodhi tragjedia do te arrijne te terheqin demshperblimin qe u takon. Ne draft theksohet se banoret nepermjet liste- pagesave te hartuara nga Ministria e Financave do te mundin qe ne rruge bankare te terheqin shumen e akorduar per demshperblimin e tyre. Dy dite me pare, kryetari i Bashkise se Vores theksoi se te demtuarit e tragjedise do te arrijne, duke u nisur nga kjo jave, te terheqin fondin e dhene. Sipas tij, fillimisht do te kompensohen ato familje te cilat kane pasur me shume deme dhe me pas te tjerat, sipas shkalles se demit te shkaktuar nga shperthimi i 15 marsit.
Burimet e demshperblimit dhene nga qeveria
1. Dhurimet e derdhura ne llogarite bankare ne masen 150 000 000 leke
2. Fondi rezerve i Keshillit te Ministrave, ne masen 800 000 000 leke
3. Fondi i kontigjences, ne masen 622 000 000 leke
Procedura per terheqjen e demshperblimit:
Njesite e qeverisjes vendore, ne mbeshtetje te listave te miratuara me vendim te Keshillit te Ministrave, hartojne liste-pagesat perkatese
Liste-pagesat permbajne: emrin, atesine dhe mbiemrin e perfituesit, vleren e demshperblimit dhe referencat e llogarise bankare
Njesite e qeverisjes vendore depozitojne ne Ministrine e Financave liste-pagesat, zyrtarisht dhe ne forme elektronike
Ministria e Financave, ne mbeshtetje te liste-pagesave, urdheron kryerjen e pageses, nga llogaria e hapur per kete qellim ne Banken e Shqiperise drejtperdrejt ne llogarine bankare te perfituesve.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Delta, gjiganti i shitjeve edhe ne Shqiperi
- "Taksat e Bashkise, do te rrisim cmimet"
- Kredite, bankat po abuzojne me klientet
- Kredite, rregullore e re
- Kriza nderkombetare, rrezik per tregun vendas
- Taksa e Bashkise, falimentojne bizneset
- Financat sekuestrojne bizneset e Al Kadi
- Referencat doganore, kostoja per biznesin 10%
- Energjia, rritja e cmimeve e pamjaftueshme
- Tirana e madhe, 100 milione USD per kanalizimet
- FMN: KESH te privatizohet urgjent
- Shkurt, thellohet deficiti i tregtise me jashte
- Referencat doganore, kostoja per biznesin 10%
- Tirane-Durres, dy mbikalime gjigante
- Deputetet miratojne fondet per Gerdecin
|
|