Berisha, takim me ambasadorin e SHBA
E Premte, 28 Mars 2008
Ambasadori amerikan, Uithers ne Tirane zhvilloi dje nje takim i papritur me Kryeministrin Berisha. Vetem pak ore pas perfundimit te seances parlamentare te djeshme, ku kreu i qeverise eshte vene perballe akuzave te forta te opozites per ngjarjen e Gerdecit dhe per perfshirje ne aferen e trafikut te armeve, Berisha e Uithers kane diskutuar per minuta te tera, tema e bisedes te te cileve ka mbetur mister, per shkak te pamundesise se marrjes se informacionit nga ana e paleve te treta.
Keshtu, nje takim koke me koke mes Kryeministrit te vendit, Sali Berisha dhe ambasadorit amerikan ne Tirane, John Uithers eshte zhvilluar dje pak para ores 15:00 ne vilen qeveritare 30, prane bllokut. Nderkohe qe zyrtarisht mesohet se ne ambientet e viles qeveritare 30 po zhvillohej nje dreke zyrtare me rastin e largimit te ambasadorit te Emirateve te Bashkuara nga Shqiperia, ku te pranishem ishin ambasadori amerikan ne Tirane, Kryeministri Berisha dhe nje numer i konsiderueshem ambasadoresh dhe diplomatesh qe sherbejne ne Shqiperi. Por ne perfundim te drekes, ambasadori i SHBA, Uithers dhe kryeministri shqiptar, Berisha, jane shkeputur nga diplomatet e tjere per te zhvilluar ne nje ambient ne vecuar dhe te qete nje takim mes tyre. Mesohet se kamera e nje televizioni publik e ka fiksuar kete takim, me konkretisht pamjet e perfundimit te takimit dhe daljes se makinave te ambasadorit amerikan dhe Kryeministrit Berisha. Nuk dihen detaje nga ky takim, por pa dyshim qe objekti kryesor i ketij kishte te bente me zhvillimet e djeshme politike, deklaratave te Kryeministrit dhe reagimeve ne Kuvend, pas botimit te nje artikulli qe bente fjale rreth skandalit te trafikut te municioneve te vjetruara dhe aferave korruptive ne disa vende te Evropes Lindore, perfshire edhe Shqiperine.
Debati per ceshtjen e shitblerjes se armeve me kontraktore nje firme amerikane dhe nenkontraktor firmen e Delijorgjit, perfshirjen e firmes shteterore ne varesi te Ministrise Mbrojtjes, MEICO, probleme qe dolen pas tragjedise se Gerdecit dhe qe sollen dhe doreheqjen e ministrit Mediu, ka disa dite qe ka pushtuar jo vetem politiken shqiptare, por dhe median dhe jeten shqiptare. Akuza dhe kunderakuza, argumente dhe kunderargumente te shoqeruara dhe me arrestimin e disa personave, por dhe me kerkesen publike te ish-ministrit socialist te Mbrojtjes, Majko, per hetim te kohes se drejtimit te tij, kane qene elementet qe kane dominuar tere keto dite jeten publike dhe politike shqiptare, duke sjelle dhe bllokimin e cdo aktiviteti parlamentar, por dhe duke acaruar se tepermi marredheniet mazhorance-opozite. Pasi kjo e fundit kerkon largimin e Kryeministrit Berisha. S.P