PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Tragjedia, gati arrestime te tjera


E Premte, 28 Mars 2008

Redinalda Caushaj

Nje vale e re arrestimesh pritet te shoqeroje hetimet per tragjedine e Gerdecit. Nderkohe qe policia i eshte bashkengjitur hetimeve te prokurorise dhe ka servirur nje sere provash, duke ofruar gatishmerine per cdo operacion. Dy kreret e policise se kryeqytetit jane paraqitur dje ne Prokurorine e Tiranes per te takuar grupin hetimor qe po investigon tragjedine e Gerdecit. Ka qene ora 10:00, kur drejtori i Policise, Muhamet Rrumbullaku, se bashku me zevendesin e tij, Edmond Rizai, jane paraqitur ne organin e akuzes, ku kane biseduar per 20 minuta me zevendesprokurorin Genc Qano. Burime nga ky institucion bene te ditur se eshte diskutuar per provat e servirura nga ana e policise per kete ngjarje dhe per arrestimet e mundshme te zyrtareve te tjere, qe dyshohet se jane te perfshire ne kete ngjarje. Aktualisht nen hetim jane disa ushtarake te larte te Shtabit te Pergjithshem dhe te komandave te ndryshme ne Forcat e Armatosura.

Vala e arrestimeve

Arrestime te reja priten per tragjedine e Gerdecit. Hetimet jane perqendruar ne persona konkrete dhe pas ndalimeve te tre te pareve, mendohet te kryhen edhe te tjera. Burime nga policia thane dje, per gazeten, se ne baze te provave te momentit disa zyrtare jane te perfshire ne shkelje te renda. Nderkohe qe, po dje u konfirmua marrja nen hetim e drejtorit te Logjistikes, Dashnor Caushi, ndersa pyeten edhe tre gjenerale te tjere. Nuk behen te ditur emrat e personave qe mund te perfundojne ne pranga, por takimi i djeshem midis krereve te policise dhe prokurorise ka perforcuar se tepermi zerat se vala e ndalimeve nuk do nderpritet ketu per te zbuluar pergjegjesit e tragjedise. Te dy palet kryejne marrjet ne pyetje te deshmitareve dhe banoreve te zones ku ndodhi ngjarja. Burime nga prokuroria sqaruan se do te verifikohen te gjitha dokumentet, te cilat jane sekuestruar ne fabrike, si dhe ato te gjetura ne kasaforte, te cilat kishin lidhje drejtperdrejt me punen qe kryhej per demontimin e municioneve dhe numrit te punetoreve.



Provat e policise

Burime nga Prokuroria e Tiranes kane bere te ditur se dy kreret e policise kane takuar grupin hetimor, duke i ofruar edhe ndihmen e tyre ne lidhje me ngjarjen e ndodhur dy jave me pare ne Gerdec. Drejtoria e Policise se Tiranes, me sektorin e krimit kunder jetes dhe shendetit, po hetojne paralelisht me prokurorine per shkaqet e tragjedise. Keta te fundit po kryejne hetime intensive qe po behen per nxjerrjen e personave pergjegjes, pervec tre te arrestuarve te pare, dy drejtues te firmes “Alba Demil” dhe drejtori i ndermarrjes MEICO. Sektori i vrasjeve prane Drejtorise se Tiranes mesohet se ka marre pjese ne hetimet per tragjedine e Gerdecit, pavaresisht se deri me dje nuk eshte ngritur ndonje akuze tjeter ndaj te ndaluarve tre dite pas ngjarjes, Mihal Delijorgji, Dritan Minxholli dhe Ylli Pinari. Burime prane Prokurorise se Tiranes sqaruan se sektori i vrasjes po heton ne lidhje me viktimat dhe personat e plagosur, te cilet e kalojne shifren 300. Zyrtaret e policise kane dorezuar materiale te dosjes ku kane bere pjese deshmi te ndryshme, aktivitete te firmes dhe levizjet e kryera gjate muajve te fundit. Po keshtu, mbahen nen kontroll zonat ku banojne te dyshuarit dhe te kontrollojne levizjet e tyre.

Hetojne Krimet dhe Task-Forca

Pas largimit nga organi i akuzes te dy krereve te Drejtorise se Policise Tirane, ne prokurori eshte paraqitur edhe zevendesprokurori i Prokurorise se Krimeve te Renda, Kosta Beluri, i cili eshte bere pjese e hetimit per tragjedine e Gerdecit. Qe nga dita e djeshme ne investigim eshte perfshire edhe njesia e “Task-Forces”, ku jane ndare punet dhe pistat qe do te hetohen nga grupi. Aktualisht hetohet per trafik te mundshem armesh dhe korrupsion ne kete tregti te dyshimte.



Te arrestuar:

Ylli Pinari, drejtor i MEICO

Dritan Minxholli, drejtori teknik i “Alba Demil”

Mihal Delijorgji, administratori i “Alba Demil”

Nen hetim

Dashnor Caushi, drejtori i Logjistikes ne MM

Persona qe kane dijeni:

Luan Hoxha, shef i Shtabit te Pergjithshem

Shpetim Spahiu, kreu i Komandes se Bashkuar

Astrit Jaupi, drejtues i Forcave Ajrore




Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika