Mbrojtja: “Trillime dhe fakte krejtesisht te paqena”
E Premte, 28 Mars 2008
Ministria e Mbrojtjes reagoi dje ne mbremje lidhur me kryeartikullin e djeshem te gazetes “Nee York Times”, “Furnizuesi po investigohet mbi armet e vjetra per Afganet”. MM tha se “te gjitha deklarimet e bera nga personat, qe jane cituar ne kete artikull jane krejtesisht te trilluara dhe te paqena”. Dikasteri kujtoi dhe njehere se “kontrata e Ministrise se Mbrojtjes me Pentagonin dhe kompanine AEY eshte e ligjshme dhe eshte e miratuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes”. Me tej dikasteri evidenton edhe se “kjo kontrate eshte verifikuar dhe nga sherbimet inteligjente ushtarake, dhe nga sherbimet inteligjente te vendeve partnere”. Duke iu drejtuar publikut, MM thote se “sikunder jeni informuar, pasi Kosta Trebicka ka vene ne dijeni Ministrine e Mbrojtjes per disa shqetesime te tij, Ministri u ka kerkuar menjehere autoriteteve te Ambasades Amerikane ne Tirane te bejne verifikimet perkatese. Kjo kontrate ka rezultuar e vlefshme pas verifikimeve nga ana e autoriteteve te Ambasades Amerikane ne Tirane, gje e cila eshte e konfirmuar tashme. Po ashtu eshte verifikuar edhe “Dokumenti i Plotfuqise” qe kompania AEY i ka leshuar Evdin lid”. “Nga te gjitha verifikimet, - vijon reagimi, - ka rezultuar qe kontrata dhe dokumenti i Plotfuqise jane autentike dhe ne perputhje te plote me legjislacionet respektove”. Sakaq, MM evidenton edhe se “raportet mes kompanise AEY dhe Evdin ltd jane pjese e marredhenieve mes ketyre dy kompanive, pjese e investigimeve amerikane dhe jashte sferes se Ministrise se Mbrojtjes se Shqiperise”.