Kryeministri: Autorizoj NYT te botoje fakte nese ka
E Premte, 28 Mars 2008
Kryeministri Sali Berisha ka autorizuar mbreme te perditshmen amerikane qe te publikoje cdo fakt nese gjen, qe mund te provoje lidhje te tij apo te te birit, ne aferat e dyshuara te trafikut te armeve.
Ne deklaraten e mbremshme per shtyp, Kryeministri permes zedheneses, sqaron se lidhur me kontraten e AEY nuk ka marre asnje ankese nga asnje qytetar dhe nga asnje firme per kete prokurim. “Kryeministri Berisha dhe djali i tij nuk kane pasur dhe nuk kane asnje implikim ne asnje lloj kontrate te kesaj shitjeje”. Per sa i perket bisedes telefonike te Efraim Diverolit me Kosta Trebicken ku pretendohet se ne kete ceshtje eshte i implikuar edhe Kryeministri dhe djali i tij, Kryeministri Berisha e konsideron nje trillim te mirefillte dhe “autorizon gazeten “New York Times” dhe cilendo gazete tjeter, qe te publikoje cdo fakt qe mund te provoje lidhjen e Kryeministrit apo te djalit te tij ne kete afere”.
Kryeministri lajmeron se nje hetim i plote mbi ceshtjen eshte ne vazhdim dhe do te shqyrtoje te gjitha aspektet e kesaj afere, marredheniet e te gjithe aktoreve te implikuar dhe percaktimin e cdo pergjegjesie eventuale te cilitdo. Rezultatet e ketij hetimi dhe dosja e plote do te behen publike, siguron Berisha. Ai thekson se Qeveria eshte e vendosur te bashkepunoje me te gjitha agjencite e huaja qe jane te angazhuara apo te interesuara ne hetimin e kesaj afere.