PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Gjykata e Larte, hapet konkurrimi

Gjykata e Larte, hapet konkurrimi

Rozeta Rapushi
E Premte, 28 Mars 2008

Hapet konkurrimi per postet vakante te anetareve ne Gjykaten e Larte. Drejtoria e Informimit Publik ne Presidence njoftoi dje se Presidenti Bamir Topi ka nisur procesin e perzgjedhjes se anetareve te rinj per vendet vakant ne Gjykaten e Larte. Te gjithe ata gjyqtare qe duan te konkurrojne per keto poste e plotesojne kriteret e percaktuara me ligj, kane mundesi qe te dorezojne kerkesen e tyre ne Presidence deri ne daten 10.04.2008. Ky eshte afati i fundit i percaktuar nga kreu i shtetit per t’u pritur te gjitha kerkesat qe do te vijne nga personat e interesuar. Aktualisht ne Gjykaten e Larte jane 3 vende vakante. Nderkohe qe numri do te shkoje ne 7 me perfundim e mandatit te disa gjyqtareve ne maj. Eshte hera e pare, qe institucioni i presidences ben publik dhe te hapur nje proces te tille. Presidenti Bamir Topi e vleresoi si mjaft te rendesishem kete proces e veçanerisht transparencen e kesaj vendimmarrjeje per publikun. Ndaj menjehere pas dates 10 prill kur eshte dhe limiti i pritjes se kerkesave te atyre qe jane te interesuar per keto poste ne Gjykaten e Larte, kreu i shtetit do te beje publike te gjithe emrat e kandidateve. Me pas, kreu i shtetit do te nise konsultimet me grupet profesionale si dhe aktoret politike per marrjen e nje vendimi dhe perzgjedhjen e emrave fitues. Pas dekretimit nga ana e Presidentit, emerimi i anetareve te Gjykates se Larte behet vetem pas votimit ne Kuvend te emrave te dekretuar. I gjithe ky proces qe rrjedh si nje detyrim kushtetues i kryetarit te shtetit do jete transparent e ne respekt te ligjeve ne fuqi e te standardeve te kerkuara. Gjykata e Larte perbehet nga 17 gjyqtare. Gjyqtaret e saj emerohen nga radhet e gjyqtareve me vjetersi jo me pak se 10 vjet ose nga radhet e juristeve te shquar qe e kane ushtruar kete profesion jo me pak se 15 vjet. Anetaret e Gjykates se Larte emerohen nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit. Kryetari dhe anetaret e Gjykates se Larte qendrojne ne detyre per 9 vjet pa te drejte riemerimi. Gjyqtaret e tjere emerohen nga Presidenti i Republikes me propozim te Keshillit te Larte te Drejtesise. Gjyqtare mund te emerohen vetem shtetasit me arsim te larte juridik.





Gjykata e Larte perbehet nga keta anetare:

Thimjo KONDI ( Kryetar )

Artan HOXHA “

Gani DIZDARI “

Nikoleta KITA “

Spiro SPIRO “

Ylvi MYRTJA “

Perikli ZAHARIA “

Agron LAMAJ “

Irma BALA “

Evjeni SINOIMERI “

Besnik IMERAJ “

Shpresa BEÇAJ “

Fatos LULO “

Ardian DVORANI “

Ardian NUNI “


Komento artikullin | Shiko komentet (11 komente)
Te Tjera nga rubrika