Abuzimi me emigrantet, 4 greke “lamtumire arme”
Edison Kurani
E Premte, 28 Mars 2008
“Lamtumire arme” per kater punonjes policie te paskrupullt, te cilet nen fokusin e nje kamere amatore, torturuan dy emigrante, nje shqiptar dhe tjetri ukrainas, duke ushtruar ndaj tyre terror psikologjik dhe detyruar ata, te rrahin njeri-tjetrin. Viktimat e ngjarjes qe media greke e cilesoi te turpshme dhe te papranueshme, ishin dy te rinj nga Shqiperia, te shoqeruar ne rajonin policor te Omonia-s, pas denoncimit te nje 42-vjeçareje greke qe dyshonte se ishin perpjekur t’i vidhnin portofolin.
Vendimin e konfirmoi dje, agjencia shteterore e lajmeve ANA. Ajo tha se jane shkarkuar nga detyra kater prej shtate policeve, qe ishin protagoniste ne ate qe mediat greke e cilesuan si “video e turpit”. Vendimi percakton se te shkarkuarit nuk mund te rikthehen me kurre ne funksion te ngjashem shteteror. Kurse njeri prej tyre, Nikos Zikas, 33 vjeç, i cili ne video duket si protagonist kryesor ne torture, eshte duke iu nenshtruar ndjekjes penale ne nje tjeter gjykate. Atij i jane hequr te gjitha gradat policore qe mbante. Keshilli i Larte i Policise se Pergjithshme te Shtetit, ne vendimin e tij te formes se prere, sanksionoi ligjshmerine e lirimit nga detyra per nje afat te pacaktuar, per shefin e policise se rajonit te “Omonia”-s, Nikolaos Zikas”, thuhet ne vendimin zyrtar, qe publikoi dje media shteterore e Athines.
Video qe nxori zbuluar policine greke
Ngjarja u denoncua ne mediat greke me 16 qershor te vitit qe shkoi, pasi u publikua ne nje faqe interneti, por kishte ndodhur me 24 qershor 2006. Lajmi i zbuluar beri buje, duke detyruar te gjitha televizionet te nderpresin transmetimet normale dhe t’i perkushtohen zbulimit. Nje prej dy te dhunuarve te videos, ishte Paulin P., i cili pas publikimit te skenave tronditese, gjendej ne burgun “Koridhalos” te Athines. Kurse tjetrit, nje 18- vjeçar nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, nuk iu gjet vendndodhja per t’u marre ne pyetje lidhur me ngjarjen.
Paulini gjithashtu 18-vjeçar, u mor ne pyetje nga hetuesia vendase dhe konfirmoi oret e tmerrit siç i cilesoi ai, me 24 qershor 2006, kur u ndalua nga policia e Omonias. Paulin P., pohoi se ishte keqtrajtuar dhe torturuar. Ai sqaroi se vala e dhunes psikologjiko-fizike kishte zgjatur pertej 320 sekondave te regjistruara brenda zyres se shefit te policise se “Omonia”-s, Nikolaos Zikas. Viktima i dhunes, pohoi se nuk behej fjale te denonconte dhune, pasi s’kishte se ku dhe nepermjet kujt. Dhe keshtu bashke me shokun tjeter te torturuar, u detyrua te heshtte dhe te pranonte te vuante izolimin dhe dhunen e eger atje.
Paulini rrefeu torturen
Ngjarja per te cilen plasi skandali mediatik, ka ndodhur mbremjen e 24 qershorit te vitit te kaluar, ne rajonin policor helen te “Omonia”-s, ne qender te Athines. Shtate ishin policet qe moren pjese ne torturen ndaj dy djemve 18-vjeçare. Ata ushtruan dhune ndaj tyre nepermjet forces fizike. Me tej, detyruan dy adoleshentet qe te godisnin dhunshem njeri-tjetrin. Paulin P., tregoi qershorin e kaluar, pasi u mor ne pyetje nga policia greke, se rrahjet e detyruara mes tyre i kishin lene vendin torturave ne vazhdim, ku nje polic me shkop ne dore u eshte versulur t’i rrahe, duke perdorur ndaj te miturve shqiptare te pambrojtur edhe terror te eger psikologjik.
Hetimi nxori se 42-vjeçarja, e cila pretendon te jete bere objekt i perpjekjes per vjedhje ne bashkepunim, eshte punonjese ne Ministrine e Shendetesise dhe shoqeronte diten e ngjarjes, nje person me probleme per ne kliniken e Glifadhes. Grekja kishte deponuar, por sikunder pranon policia, asnje procesverbal nuk ishte mbajtur. Pas pershkrimit qe kishte bere denoncuesja, nisen kerkimet dhe policia pretendoi se kishte arrestuar autoret. Ajo vuri ne pranga dy emigrantet, duke i akuzuar per vjedhje te mbetur ne tentative ndaj 42-vjeçares.
Xhiroja me blue-tooth
Autoritetet pranuan se video eshte filmuar nga nje prej shtate policeve. Me tej filmimi ka marre xhiron kryesisht neper uniforma blu dhe te aferm te tyre, permes kalimit me blue-tooth. Pasketaj, video ka bere xhiron dhe ne mjedise civile te Athines. Per te perfunduar me futjen ne faqe interneti, fillimisht ne nje greke.
Kush eshte kryepolici i tortures
Polici qe shihet si protagonist i torturave ndaj dy emigranteve, ishte Nikolaos Zikas. Ai ka nisur punen ne polici kur ishte 19 vjeç dhe me 2003-shin, u be shef i rajonit policor te “Omonia”-s, pasi kishte sherbyer ne terren per shume vite ne selite qendrore te Policise se Shtetit ne Atike. Pas zbulimit, ai u arrestua nga koleget e tij me akuzat, tortura, dhune ne bashkepunim dhe shkelje te rregullave te mbajtjes se te ndaluarve ne paraburgim.