PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Njohja nga Shkupi, pa kushte"


E Enjte, 27 Mars 2008

Kosova shpreson ne njohje pa kushtezime nga Maqedonia. Udheheqesit e institucioneve te Republikes se Kosoves deklarojne se Maqedonia do ta njohe shume shpejt pavaresine e shtetit me te ri por perjashtojne te pranojne kushte nga Shkupi zyrtar. Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaci dhe Kryeparlamentari Jakup Krasniqi vleresuan dje njezeri, se nuk e konsiderojne te zbatueshem nje kusht te mundshem te Maqedonise per njohjen e pavaresise te lidhur me ceshtjen e demarkacionit. Behet fjale per 3500 hektare zone kufitare mes Maqedonise dhe Kosoves, e cila iu dha ne menyre te njeanshme vendit fqinje nga Beogradi, permes nje marreveshjeje me 2001 mes Serbise dhe Maqedonise. Asnje nga zyrtaret e Prishtines nuk e ka njohur kete marreveshje.

"Kosova nuk duhet t'i beje koncesione territoriale Maqedonise ne kompensim te njohjes se pavaresise, deklaroi dje, Presidenti Fatmir Sejdiu, duke shpresuar se Maqedonia eshte partner strategjik i Kosoves. "Besojme se do te jete nje proces i njohjes, me interes te ndersjelle. Ne e kemi trajtuar dhe e trajtojme Maqedonine si partner te rendesishem strategjik, per shkak, ne radhe te pare te fqinjesise qe kemi", nenvizoi Sejdiu.

Gjithsesi ceshtja e demarkacionit po shkakton vonesa ne njohjen e pavaresise nga ana e Maqedonise. Kryeministri Hashim Thaci pohoi se eshte ne kontakt me homologun e tij Gruevski. "Gjerat kane filluar te levizin ne drejtim te duhur. Njohja e pavaresise se Kosoves nga autoritetet e Shkupit eshte pune e kryer. Besoj se do ta bejne publike se shpejti kete njohje", u shpreh optimist Thaci. Ndersa shtoi se "Prishtina ne bashkepunim me autoritetet e NATO-s do t'i kryeje pergjegjesite e veta qe dalin ne perputhshmeri te plote me dokumentin e presidentit Ahtisarit", referuar dhe ceshtjes se kufirit.

Edhe me i prere eshte treguar Kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Ai hodhi poshte mundesine e berjes se koncesioneve me Maqedonine ne kompensim te njohjes se pavaresise. "Kosova nuk ka nevoje t'i beje koncesione askujt dhe per me teper, ne kembim te njohjes se shtetit te pavarur te Kosoves, kur kete e kane bere shumica e vendeve te Bashkimit Evropian, me ndonje perjashtim te parendesishem", evidentoi Krasniqi.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika