"Propozimi per ndarje, racist"
E Enjte, 27 Mars 2008
Loje te rrezikshme e konsideron ministri ne Qeverine e Kosoves, Enver Hoxhaj, planin provokator te Beogradit, i cili i shkoi per shqyrtim Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Hoxha, ne intervisten ne Radion Evropa e Lire, thote edhe se institucionet e Republikes se Kosoves duhet te perkushtohen me shume ne lobimin pro-pavaresise. Ai apelon qe Kosova te vendose raporte me te gjitha shtetet ne bote.
Pas me shume se nje muaji, Kosova eshte njohur nga 33 shtete. Ju, se fundi, keni qene ne Senegal, per te lobuar per njohjen nga vendet e Konferences Islamike. Cfare po e pengon kete organizate qe ta njohe si bllok Kosoven, kur ajo tashme ka perkrahur planin e Ahtisarit?
Mendoj se nje pjese e madhe e anetareve te Organizates se Konferences Islamike, e cila numeron 57 anetare, do te fillojne gjate javeve te ardhshme ta njohin dhe pranojne pavaresine e Kosoves. Kuptohet qe presin se cili nga shtetet do t'i prije ketij procesi. Gjate takimit dhe pjesemarrjes sime ne Konferencen Islamike kemi pasur premtim, diku nga 8 shtete, nga 8 ministra te Puneve te Jashtme, te cilet se shpejti do te dalin me nje vendim, mirepo e kane nje qasje te vleresimit te situates dhe kuptohet se varesisht prej asaj se sa vende te caktuara brenda kesaj organizate dhe ne pjese tjera te botes kane fuqi politike, ushtarake dhe ekonomike, edhe vendet tjera mandej jane ne nje ndervaresi te marrjes se vendimeve ne nje politike te jashtme. Por, nje disponim i mire ekziston. Kuptohet qe ka edhe paragjykime, ka edhe mosnjohje te problemit, ka nje interpretim krejt tjeter se si eshte realiteti ne Kosove, se si ka rrjedhur shkaperderdhja e ish-Jugosllavise, meqe pavaresia e Kosoves, por edhe shkaperderdhja e ish-Jugosllavise eshte lexuar dhe kuptuar ne Afrike, ne Azi dhe pjese tjera te botes ne forma te ndryshme.
Nga kjo qe thoni, ekziston ende nevoje e madhe per te lobuar pro-pavaresise?
Definitivisht po. Ekziston nevoje e madhe dhe jo vetem brendaperbrenda anetareve te Organizates se Konferences Islamike, ketyre 57 shteteve qe jane te shperndara ne 4 kontinente te botes dhe te cilat kane filozofi tjeter politike, proces tjeter te shtet-ndertimit. Ndaj Kosova ka nevoje qe te kete nje diplomaci agresive ne kuptimin pozitiv te fjales, e cila bartet nga nje gjenerate e re e diplomateve. Qe te tregojne se cfare ka qene Kosova ne te kaluaren, se si Serbia e ka pushtuar dhunshem Kosoven, ka qendruar dhunshem ne Kosove, se si Kosova ka qene koloni e fundit ne Evrope dhe se si rasti i Kosoves qartesisht paraqet nje rast te vecante.
Duke marre parasysh kete dinamike te procesit te njohjes, a do te mund te kete Kosova perkrahjen e dy te tretave te vendeve anetare te OKB-se para mbledhjes se asamblese se pergjithshme te OKB-se?
Mendoj se njohja kualitative, sipas percaktimit te Kryeministrit, eshte permbyllur suksesshem, meqe Kosova eshte pranuar dhe ka vendosur marredhenie bilaterale me shumicen e shteteve te fuqishme perendimore, jo vetem me SHBA-te dhe Britanine e Madhe, por edhe me shumicen e vendeve te BE-se; mandej, njohjet e fundit qe ishin nga Japonia dhe Kanadaja tregojne per ate se procesi po shkon rruges se mbare.
Ndersa Kosova po lobon per njohje, Serbia, tashme dhe publikisht, po kerkon ndarjen e Kosoves ne vija etnike, propozim ky qe eshte derguar edhe ne Kombet e Bashkuara ne Nju-Jork. Si i pergjigjeni ju ketyre perpjekjeve?
Mendoj se ajo qe eshte prezantuar, diteve te fundit, nuk eshte asgje tjeter vecse nje vazhdimesi e politikes serbe dhe te nje diskursi qe nuk eshte i perkrahur vetem ne qarqe politike, por edhe intelektuale, qe nenkupton ndarjen e Kosoves ne vija etnike. Eshte nje filozofi qe ne thelb eshte raciste. Sipas saj, shqiptaret dhe serbet nuk mund te jetojne bashke dhe duhet te ndahen pergjate vijave te etnicitetit. Por, situata aktuale ne Kosove, menyra se si eshte shpallur dhe menaxhuar pavaresia, ka treguar te kunderten. Dhe, po ashtu, pjesa me e madhe e serbeve ne Kosove jane te interesuar qe te jetojne ne atdheun ne te cilin kane lindur, ndersa ajo qe po ndodh ne Mitrovice, eshte projektim i dhunes nga Beogradi.
Duke mbetur te veriu i Kosoves, atje kane rifilluar protestat e serbeve pas trazirave te dhunshme qe lane nje polic te vdekur dhe dhjetera te plagosur. Cila do te jete forma qe institucionet e Kosoves do te perdorin per te kthyer normalitetin ne ate pjese?
Mendoj se institucionet e Kosoves duhet te bejne pune maksimale qe te jene te informuara rreth asaj se cka po ndodh, si po ndodh dhe kush qendron prapa protestave te tilla, jo ne kuptimin e adreses se perbashket, sepse dihet qe adresa e perbashket eshte Qeveria serbe dhe Beogradi. Por, ne te njejten kohe, UNMIK-u duhet maksimalisht te ushtroje autoritetin e tij. Prania civile nderkombetare ne Kosove duhet maksimalisht te ushtroje autoritetin e saj dhe, ne te njejten kohe, mendoj se forcat e sigurise, trupat e KFOR-it, NATO-ja, duhet te jene shume me te perkushtuara, me qellim qe stabiliteti ne vend te ruhet. Qellimi i politikes serbe eshte ndarja e kesaj pjese te territorit, por edhe vazhdimesia e asaj se si eshte sjelle Beogradi pas qershorit te vitit 1999. Nje kohe te gjate ka bere perpjekje qe ta pengoje jetesimin e Rezolutes 1244, ndersa ne fund te procesit, tere kohen eshte referuar ne rezolute si dokument i vlefshem. Dhe tani, synon qe ta pengoje implementimin e marreveshjes se Ahtisarit, ndersa une jam i sigurt se pas nje kohe, po te njejtit lidere politike do t'i referohen kesaj marreveshjeje. Jeta politike serbe cdohere eshte percjelle me absurditet dhe paradokse dhe cka qe po ndodh tani, eshte nje paradoks.