PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Nderhyrja '99 si kthese historike


E Enjte, 27 Mars 2008

Intervenimi ushtarak i NATO-s para nente vjetesh ishte nje kthese historike, e cila i dha liri popullit te Kosoves dhe nuk lejoi perseritjen e Srebrenices, thone perfaqesues politike te Kosoves. Lidere te institucioneve te Kosoves kane falenderuar edhe ne kete nentevjetor Aleancen ushtarake te NATO-s, perderisa kane premtuar se do te justifikojne kete perkrahje te aleances, duke respektuar te drejtat e njeriut, vecanerisht duke mbrojtur komunitetet pakice ne Kosove.

Ne nentevjetorin e intervenimit ushtarak te NATO-se mbi caqet ushtarake serbe, kosovaret shprehin mirenjohjet me te thella per Aleancen Veri-atlantike dhe per te gjitha shtetet qe perkrahen vendimin per clirimin e popullit te Kosoves nga regjimi serb. "Me 24 mars 1999, Aleanca me e fuqishme ushtarake ne historine e njerezimit, e nisur nga ideja humane per shpetimin e popullit te Kosoves, kur ketij i kanosej gjenocidi dhe zhberja fizike, i filloi sulmet ajrore kunder forcave serbe ne Kosove dhe ne Serbi. Sivjet, kjo date e rendesishme e historise moderne te Kosoves, e gjen vendin tone me endrren e permbushur te shume e shume brezave - me Republiken e pavarur e sovrane te Kosoves", thuhet ne mesazhin e Presidentit Fatmir Sejdiu, drejtuar qytetareve te Kosoves.

Nderkaq, Kryeministri Hashim Thaci kujton se "lufta e drejte e popullit te Kosoves, e udhehequr nga Ushtria Clirimtare e Kosoves, beri qe Aleanca ushtarake me e fuqishme ne bote te vihet ne mbeshtetje te mbrojtjes se vlerave me te larta te civilizimit perendimor ne Kosove, lirise, paqes dhe demokracise". "Pas nente vjetesh, Kosova eshte e lire, ka ndertuar shtetin e saj te pavarur dhe ka perkushtim te vecante per t'i mbrojtur minoritetet dhe per t'u integruar ne BE dhe ne NATO", thuhet ne mesazhin e Kryeministrit Hashim Thaci.

Ne anen tjeter, pjesemarresit e Konferences se Rambujes, deshtimi i se ciles coi ne intervenimin ushtarak te NATO-s, cilesojne se veprimi i NATO-s shenoi kthese historike dhe nuk lejoi perseritjen e Srebrenices ne Kosove. Njeri nga anetaret e delegacionit kosovar, Hydajet Hyseni, thote se veprimi i NATO-s ishte i justifikueshem, meqe regjimi serb i Milloshevicit nuk kuptonte gjuhen e dialogut. "U deshmua edhe njehere se diplomacia preventive eshte menyra me e mire per te penguar pasojat, por kur kjo nuk ben ne kohen e duhur, edhe nderhyrja ushtarake ne funksion te parandalimit te eskalimit te dhunes eshte megjithate e justifikueshme. Nderhyrja ushtarake ne Kosove, e NATO-s dhe e botes demokratike, eshte nder historite me te suksesshme dhe me humane te intervenimit nderkombetar ne zonat e konfliktit. Kosova do te jete gjithnje mirenjohese e une jam i bindur se do ta justifikoje kete perkrahje duke ndertuar nje realitet vertet te ri, demokratik, pajtues", tha Hyseni.

Sidoqofte, edhe pse nente vjet pas ketij intervenimi, Kosova eshte e pavarur, sipas Hysenit, sfidat perpara jane shume te medha dhe serioze, meqe duke marre parasysh politiken zyrtare te Beogradit, rrezik potencial mbetet bosnjezimi i Kosoves. Hyseni thote se komuniteti nderkombetar nuk duhet ta lejoje nje gje te tille, nese duan qe Kosova te mbetet nje histori e suksesshme.

Marre nga Radio Evropa e Lire










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika