 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Klinikat private, kufizohen sherbimet
E Enjte, 27 Mars 2008
Tashme, klinikat shendetesore private nuk do te kene mundesi te ofrojne cdolloj sherbimi per klientet e tyre. Ligji me i ri i shendetesise, ka kufizuar funksionet per keto klinika ne menyre qe t'i mbaj nen kontroll si dhe te ofroje garanci per qytetaret.
Kufizimet
Tashme, asnje prej ketyre klinikave nuk mund te bej fekondim artificial ne rastet kur dhuruesi eshte i panjohur per ciftin. Po keshtu, aktivitete te tjera, te cilat nuk lejohen te ushtrohen nga persona private jane edhe percaktimi i atesise, bankave te gjakut apo edhe transportimi dhe kryerja transplantove e indeve apo organeve njerezore. Te gjitha keto veprimtari, sipas ligjit me te ri, qe eshte hartuar se fundmi nga Ministria e Shendetesise, ndalohen te kryhen nga subjekte te cilet nuk jane shteterore. Ky ligj, i cili eshte rihartuar mbas 45 vjetesh, ka perputhur te gjitha hallkat e sistemit aktual shendetesor me ligjet e tjera ne fuqi.
Klinikat
Asnje cift i cili nuk mund te kete nje femije te vetin, nuk mund te kryeje fekondim artificial ne nje klinike private nese nuk njihet dhuruesi. Ky lloj rregulli i cili praktikohet ne shume vende te botes, parashikohet se do te aplikohet edhe ne vendin tone. Kjo per vete faktin qe nese ne te ardhmen femija ka probleme te shendetit apo nevoja per gjak apo palce, te dihen se cilet jane prinderit e tij te vertete. Po keshtu, ndalohet hapja e klinikave private te cilat kryejne analizat e ADN-se per te vertetuar atesine. Nese babai i femijes kerkon te vertetoje atesine e tij, kjo behet vetem ne laboratoret shteterore te cilet kane edhe marre me te madhe te sigurise. Nese nje person privat do te aplikonte per hapjen e nje klinike te tille Ministria e Shendetesise nuk do ta lejonte. Eshte pikerisht neni 27 i ligjit per "Kujdesin shendetesor", ai qe parashikon te gjitha keto rregulla dhe kategorizime.
Organet
Shitja, marrja, ruajtja dhe transporti i organeve dhe indeve njerezore eshte nje nga veprimtarite e tjera shendetesore, te cilat nuk lejohen te hapen ne vendin tone. Megjithese vende te tjera evropiane e kane te njohur kete praktike per vendin tone, ende nuk jane plotesuar ato kishte te hapjes apo kryerjeve te transplantimit te indeve apo organeve njerezore. E vetmja rruge eshte e ligjshme eshte kryerja e autotransplanteve. Nje tjeter veprimtari qe ndalohet nga ky ligj eshte edhe hapja e bankave te gjakut, per grumbullimin e tij dhe te plazmes apo derivateve te tij. Ligji baze i shendetesise ndalon hapjen e veprimtarive private te sherbimeve te morgut brenda qendrave shendetesore, por edhe veprimtari te shendetit publik te cilet jane te rregulluara me ligje te vecanta.
Masat
Gjobe deri ne dhjetefishin e pages minimale ne shkalle vendi eshte gjoba qe marrin shkelesit e ketyre kritereve qe percakton ligji baze i shendetesise. Nese sot paga baze eshte 16 mije leke, gjobat per shkelesit e neneve te ligjit shkon ne 160 mije leke. Kjo eshte e vetmja mase qe merret nga Inspektorati Shendetesor Shteteror, pasi shkeljet nuk perbejne veper penale. Ndersa procedurat e venies se gjobave parashikohen ne nje ligj te vecante i cili zbatohet sot nga punonjesit e Inspektoratit Shendetesor Shteteror.
Ndalesat e aktivitetit:
Fekondim artificial, ne rastet kur dhuruesi eshte person i panjohur per ciftin
Percaktim atesie
Grumbullim te gjakut dhe derivateve te tij
Marrjen, ruajtjen, transportin dhe transplantimin e indeve dhe organeve njerezore pervec se ne raste te autotransplantimit;
Sherbimet e morgut
Veprimtarite ne fushen e shendetit publik te rregulluara me ligje te vecanta
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Mesuesit e rinj ngelin ne klase
- Privatizimet e dyshimta, minatoret ne proteste
- Fluksi i Pashkeve, greket garantojne rregull
- Zbutet vera, sivjet me e fresket
- Dalin ne treg abonete e prillit
- QSUT, depot e ilaceve kthehen ne lokale
- Gerdec, toka prane kraterit e ndotur
- Ankesat, ne keshillin e qarkut
- Banoret: Lista e demeve eshte e pasakte
- Pagat, 249 mesues ne testim
- Universiteti EPOKA, provimi i pranimit me 19 prill
- Ora, sot 60 minuta para
- Lista, 248 medikamente te rimbursueshme
- Zbutet vera, sivjet me e fresket
- Ngricat nuk do te kthehen me
|
|