 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
ISHP: Meningjiti, nuk ka rrezik per perhapje
E Enjte, 27 Mars 2008
Instituti i Shendetit Publik ka deklaruar se vendi yne nuk eshte i rrezikuar nga perhapje te semundjes se meningjitit pas rastit te fundit te regjistruar. Ka qene nje shtetase greke, Anastasja Manxiqi, me profesion gazetare, e cila ka vizituar Shqiperine per te kryer nje reportazh per gjakmarrjen, por nuk ka mundur te kryeje misionin e saj. Menjehere sapo ka ardhur, ka shfaqur simptoma te semundjes se meningjitit. Megjithese me te kane udhetuar me te njejtin avion rreth 50 persona, per specialistet e ISHP-se ky fakt nuk perben asnje problem. "Nuk ka asnje lloj rreziku per perhapje te semundjes se meningjitit te personat te cilet kane qene ne te njejtin avion me shtetasen greke dhe kane udhetuar drejt Shqiperise. Kjo per vete faktin sepse ata nuk kane pasur ndonje kontakt te afert me te semuren", eshte shprehur drejtori i ISHP-se, Alban Ylli. Sipas tij, te gjitha drejtorite rajonale te shendetit kane marre masat per personat te cilet kane pasur kontakt me gazetaren greke. Drejtuesit me te larte te ISHP-se kane informuar se gazetarja greke kishte ardhur ne vendin tone nga Afrika, ky dyshohet se eshte marre edhe virusi. Por, shenjat e para te meningjitit memingokoksik jane shfaqur vetem nje dite pasi ajo ka qendruar ne kryeqytet. Per te parandaluar perhapjen e semundjes, specialistet e Institutit te Shendetit Publik kane kryer aplikimin e nje doze "Ciprofloxacine" te personat qe kane shoqeruar pacienten gjate diteve te qendrimi te spital, kete medikament e kane marre edhe te gjithe punonjesit e ambasades. Specialistet e ISHP-se kane pare te udhes qe te kryejne dozen e "Ciprofloxacine" tek i gjithe personeli i ambasades greke, ku e semura kishte qendruar per tri dite me radhe.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Mesuesit e rinj ngelin ne klase
- Privatizimet e dyshimta, minatoret ne proteste
- Fluksi i Pashkeve, greket garantojne rregull
- Zbutet vera, sivjet me e fresket
- Dalin ne treg abonete e prillit
- QSUT, depot e ilaceve kthehen ne lokale
- Gerdec, toka prane kraterit e ndotur
- Ankesat, ne keshillin e qarkut
- Banoret: Lista e demeve eshte e pasakte
- Pagat, 249 mesues ne testim
- Universiteti EPOKA, provimi i pranimit me 19 prill
- Ora, sot 60 minuta para
- Lista, 248 medikamente te rimbursueshme
- Zbutet vera, sivjet me e fresket
- Ngricat nuk do te kthehen me
|
|