 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Nderprerje ndertimesh ne Kashar
E Enjte, 27 Mars 2008
Luljeta Ndoka
Java e ardhshme pritet qe te jete "e zeze" per te gjithe ndertuesit e Kasharit. Agjencia Rajonale e Mjedisit (ARM), ka paralajmeruar bllokimin e fluksit te madh te ndertimeve, per shkak se keta te fundit po sjellin si pasoje ndotjen e mjedisit, tej cdo norme te parashikuar. Kreu i ARM-se, Ilir Bala, eshte shprehur se edhe Kashari, ne te cilin aktualisht ka 235,7 hektare terren ndertimi, shume problematik ne kete pike. "Ne kohet e lageshta dhe me shi, banoret perballen me balte e lluce, ndersa ne ditet me diell, krijohen re pluhuri, qe rrezikojne shendetin e tyre", thote Bala. Eshte ky shkaku pse Agjencia Rajonale e Mjedisit u ka terhequr "veshin" ndertuesve here pas here qe te permiresojne kushtet teknike te ndertimeve. Por, megjithate, ata nuk kane reaguar, duke cuar ekspertet e mjedisit para sanksioneve te tjera te pritshme.
Bllokimi
Dhjetera firma ndertimi, te perqendruara prej disa kohesh ne Kashar, do ta bejne "pushim" per nje periudhe te caktuar, derisa ta vendose Agjencia Rajonale e Mjedisit. Shkak per kete jane bere kushtet teknike te punimeve, te cilat pothuajse mungojne per sa i perket mosndotjes se mjedisit. "Qe ne momentin kur kane filluar punen per ndertimin e pallateve apo godinave te tjera, keto firma kane sjelle probleme ne ndotjen e mjedisit. Balta ka qene nje nder fenomenet me shqetesuese ne dimer dhe pluhuri ne vere", thone drejtues te Agjencise Rajonale te Mjedisit. Per kete shkak, rruget jane bere pothuaj te pakalueshme, ndersa banoret e fshatit jane detyruar t'u rikthehen edhe njehere cizmeve te llastikut, si perpjekje e deshperuar per te mos u bere pis. Nisur nga fakti qe pronaret e firmave te ndertimit, apo drejtuesit e punimeve nuk kane marre asnje mase per permiresimin e situates alarmante.
Verejtjet
Agjencia Rajonale e Mjedisit para pak kohesh u la nje afat firmave qe te ndertonin kanalet kulluese, ne menyre qe te eliminohej balta dhe lluca. "Deri tani nuk ka pasur asnje reagim. Ne keto kushte, ne do te presim edhe disa dite dhe do te marrim masat qe parashikon ligji", thote kreu i kesaj agjencie. Ai tregon se u ka kerkuar disa here firmave te ndertimit qe te plotesojne kushtet, por kur nuk e kane bere nje gje te tille atehere ekspertet jane detyruar te aplikojne gjoba. "Me ane te disa shkresave i jemi drejtuar kryetareve te Komunave lidhur me demtimet e renda qe kane pesuar disa zona ne juridiksionin e tyre. Behet fjale per depozitimin ne shpatet e kodrave dhe pergjate rrugeve, te dherave te dala nga germimet e themeleve te ndertimeve te reja, por edhe ndotjes ne mase te madhe", tregon kreu i ARM-se. Sipas tij, veprime te tjera rrezikojne demtimin e peizazheve te zones dhe krijimin e premisave per erozion.
Kushtet mjedisore qe duhen plotesuar
Ne kushtet e ndertimit te nje objekti te madh, sipas specialisteve duhen zbatuar nje sere procedurash, per te shmangur tejndotjen e mjedisit. Keto masa kane te bejne me lagien sistematike te rruges, ne menyre qe te mos krijohen re pluhuri qe ndotin mjedisin dhe shendetin e njerezve. Po ashtu, Agjencia Rajonale e Mjedisit i ka kerkuar firmave te mjedisit qe te shpejtojne punimet dhe te zbatojne afatet kohore. Disa masa te tjera qe mund te ulin shkallen e ndotjes kane te bejne me mbulimin dhe larjen e kamioneve qe levizin duke transportuar inertet. Nga ana tjeter, firmat duhet te evadojne (te hedhin ne nje vend te caktuar e te ligjshem) te gjitha mbeturinat apo inertet qe nuk u hyjne me ne pune. Dhe si mase e fundit, ato duhet te mbulojne nje pjese te materialeve te ndertimit, te cilat duhet te qendrojne per nje kohe te gjate ne sheshin e ndertimit. Ne rastet kur nuk permbushen kushte te tilla, atehere ARM ka te dreth te vere gjoba, deri ne pezullim te punimeve.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Rimbursimi, shtohen 25 ilace te reja
- Matura, pergjysmohet testi
- Dojani: Burgjet, te mbipopulluara, gjyqtaret te nxituar ne vendime
- Shendeti Publik: Probleme ne ujin e pijshem
- Aleancistet bllokojne rrugen, shoqerohen ne polici
- Universitetet, mes te rinjve shqiptare ne Gjermani
- Riciklimi i mbetjeve, lende e re ne shkolla
- Cdo maturant kod te vecante regjistrimi
- Mesuesit e rinj ngelin ne klase
- Privatizimet e dyshimta, minatoret ne proteste
- Fluksi i Pashkeve, greket garantojne rregull
- Zbutet vera, sivjet me e fresket
- Dalin ne treg abonete e prillit
- QSUT, depot e ilaceve kthehen ne lokale
- Gerdec, toka prane kraterit e ndotur
|
|