PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Moti i keq, bllokohen rruget


E Merkure, 26 Mars 2008

Reshjet e dendura te debores te rena gjate gjithe 24 oreve te fundit kane shkaktuar izolimin e disa komunave ne veri dhe verilindje te vendit. Probleme jane konstatuar ne qarkullimin e automjeteve ne disa akse rrugore. Mesohet se ne Qafe Mali shtresa e bardhe ka arritur ne 40 cm, kurse ne Puke 20 cm. Qarkullimi ne keto zona behet vetem me zinxhire. Ne Qarkun e Dibres paraqitet problematike zona e Lures me 50 cm trashesi bore. Pasojne me 40 cm, Kalaja e Dodes, Ternova me 45 cm, Martaneshi me 35 cm, ndersa jane izoluar plotesisht nga reshjet e bores 5 komuna, Lura, Kalaja e Dodes, Ostreni, Macukulli e Xibri i Matit. Edhe ne Tropoje ka pasur reshje te vazhdueshme bore, por jo probleme ne qarkullim. Nderkohe, ne aksin Rreshen-Lure paraqitet problematike situata. Edhe ne Rreshen-Kukes qarkullohet me zinxhire, pasi ne Qafe-Bene trashesia e bores eshte e madhe. Nderkohe qindra automjete qe vinin nga Elbasani ne drejtim te kryeqytetit u detyruan te kalojne nga qyteti i Durresit. Kjo pasi Qafa e Krrabes u bllokua per ore te tera nga debora. Reshjet e dendura te debores kane bllokuar edhe segmentin rrugor Orgen-Frasher, duke nderprere cdo levizje te automjeteve ne kete zone me rreth 2 mije banore. Por reshjet e vazhdueshme te debores kane sjelle probleme edhe ne komunikimin e zones malore te Zagories (Gjirokaster) me qendren. Trashesia deri ne 20 centimetra, ka penguar automjetet te qarkullojne normalisht ne Qafen e Qarrit qe lidh rrethet e Korces dhe te Kolonjes. Po keshtu edhe ne Qafen e Thanes ne Pogradec, mjetet jane detyruar te levizin me zinxhire per shkak te debores. Disa akse te tjera rrugore qe lidhin Korcen me fshatra te njohur te ketij rrethi si Voskopoja, Vithkuqi, Dardha etj., kane qene ne veshtiresi. Reshjet e debores te rena mbremjen duke u gdhire dita e djeshme kane bllokuar aksin rrugor Vlore-Himare dhe situata ka qene kritike perreth 9 ore. Me dhjetera automjete dhe qytetare kane ndenjur te bllokuar dje ne rruge, per shkak te debores qysh ne oret e para te mengjesit e deri ne mesdite, pasi rruga ishte teresisht e pakalueshme. Mjegulla e dendur dhe debora qe kishte arritur rreth 20 cm mbi siperfaqen e rruges e bente te pamundur dhe tejet te rrezikshem kalimin e automjeteve, sidomos ne dy pika te qafes se Llogorase, ne hyrje te vendi qe njihet "cezma" dhe ne dalje te saj. Situata ka nisur te zhbllokohet vetem ne mesdite nga ana e dy fadromave, te cilat u bllokuan per disa ore, per shkak te pamundesise se kalimit jo nga debora, por nga vargu i automjeteve qe kishin bllokuar rrugen. Problematike ne kete aks ka qene kalimi i automjeteve te tonazhit te rende, te cilat e kishin praktikisht te pamundur te kalonin rrugen dhe kthesat e Llogorase.





Rruget e bllokuara:

Rreshen-Kukes

Rreshen-Lure

Rruga e Qafe-Malit

Rruga e Qafe Benes

Rruga e Qafe-Kerrabes

Rruga e Qafes se Qarrit

Segmenti i Qafe-Thanes

Rruga Orgen-Frasher







Disa fshatra mbeten te izoluar nga shtresa e bardhe


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika