Zgjerimi i NATO-s dhe paralajmerimi i Medvedev
E Merkure, 26 Mars 2008
Nga Mark Tran*
Anetaresimi ne NATO per Ukrainen dhe Gjeorgjine mund te kercenoje sigurimin evropian dhe minoje perpjekjet per te permiresuar marredheniet transatlantike, paralajmeroi dje Presidenti i sapozgjedhur rus. Dimitrij Medvedev, i cili u zgjodh ne fillim te ketij muaji dhe do te marre postin ne maj. Ai sinjalizoi si dhe paraardhesi i tij, Vladimir Putin, se do te vendose kufirin me dy prej fqinjeve te Rusise me aleancen ushtarake perendimore. "Nuk jemi te gezuar me situaten rreth Gjeorgjise dhe Ukraines", deklaroi Medvedev ne nje interviste me "Financial Times". "Ne e konsiderojme kete jashtezakonisht shqetesuese per strukturen ekzistuese evropiane te sigurise. Asnje shtet nuk mund te jete i kenaqur qe te kete perfaqesuesit e nje blloku ushtarak, ne te cilin ai nuk ben pjese shume prane kufijve te tij".
Presidenti pro-perendimor i Ukraines, Viktor Jushenko, i cili erdhi ne pushtet ne janar 2005, si pasoje e te quajturit Revolucioni i Portokallinjte, e ka bere anetaresimin ne NATO nje prioritet per ish-vendin sovjetik me 47 milione banore. Rusia e ka paralajmeruar tashme Ukrainen mbi perkeqesimin e marredhenieve nese ajo do te futet ne planin e veprimit per anetaresim ne NATO, nje gur themelor drejt anetaresimit te plote.
Medvedev tha se ka pak entuziazem publik ne Ukraine ndaj futjes ne NATO, me gjithe padurimin e Jushenkos. Opinioni publik gjeorgjian eshte ne teresi ne favor te ketij hapi, por vendet e NATO-s kane shprehur shqetesimin ndaj vendosjes se gjendjes se jashtezakonshme ne muajin dhjetor, per t'i dhene fund protestave te opozites. Britania tha se ajo miraton aspiratat e Gjeorgjise dhe Ukraines per t'iu bashkuar NATO-s, por tha se ato duhet te plotesojne kriteret e ndryshme, duke perfshire ato mbi te drejtat e njeriut dhe proceset demokratike. "Ne do ta mbajme deren te hapur per zgjerimin e NATO-s ndaj vendeve te tilla si Gjeorgjia dhe Ukraina", deklaroi nje zedhenes i Foreign Office, duke shtuar se secili aplikim do te jete trajtuar ne baze te meritave te veta.
NATO, nje aleance ushtarake e krijuar ne 1949, per t'i bere balle Bashkimit Sovjetik te atehershem, eshte zgjeruar vazhdimisht drejt lindjes prej shperberjes se Bashkimit Sovjetik ne 1991. Shtate vendet e Evropes lindore, Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia, iu bashkuan NATO-s ne mars 2004.
NATO aktualisht eshte angazhuar ne operacionin e saj me te rendesishem prej krijimit te saj nepermjet Forces Nderkombetare per Asistencen e Sigurise (ISAF-International Security Assistance Force) ne Afganistan, ku ajo eshte duke u perpjekur qe te mbeshtese qeverine e Hamid Karzait kunder nje rigjallerimi te talebaneve.
Aspiratat e Ukraines dhe Gjeorgjise per NATO pritet qe te jene nje teme delikate ne Samitin e Aleances ne Bukuresht, javen e ardhshme. Disa prej 26 vendeve anetare te NATO-s, duke perfshire peshat e renda te tilla si Franca dhe Gjermania, ashtu si dhe Belgjika, Luksemburgu, Holanda dhe Spanja, kane shprehur rezerva mbi zgjerimin drejt lindjes se aleances. Ministri i Jashtem i Luksemburgut, Zhan Asselborn, deklaroi kohet e fundit se BE-ja deshiron te filloje nje marredhenie te re miqesore me Rusine tani qe ajo do te kete nje udheheqes te ri pas Putinit. Ne intervisten e tij me "Financial Times", Medvedev, i cili ka nje formim juridik, foli gjithashtu edhe mbi rendesine e zbatimit te ligjit. Duke paraqitur nje plan prej tre pikash, Medvedev tha se hapi i pare ishte mbronte epersine e ligjit mbi pushtetin ekzekutiv dhe veprimeve individuale; i dyti ishte qe te krijonte nje "qendrim te ri drejt ligjit" dhe i treti, qe te krijoje nje sistem efektiv gjyqesor permes sigurimit te pavaresise dhe prestigjit te sistemit gjyqesor.
(*) "The Guardian"